KMA NEWS / Pandeli Majko, ministri i Shtetit për Diasporën, kryeministër gjatë luftës në Kosovë, një nga figurat më të votuara të së majtës ndër vite i bën një “skaner” politikës aktuale në vend.
Në një intervistë për TVSH-në dhënë gazetarit të njohur Lutfi Dervishi, ai flet për qeverinë “Rama 2”, për Presidencën e zotit Meta dhe platformën e regjistrimit dhe votës së emigrantëve shqiptarë.
“Viti 2017 ishte shumë i çuditshëm, ne i fituam zgjedhjet si rezultat i punës, por edhe si një dhuratë nga kundërshtari. Nëse 200 mijë votat që do të votonin PD-në do të ishin futur në sistem sot Partia Socialiste do të ishte duke kërkuar për një koalicion, aleancë”, tha Majko.
Ministri i Shtetit për Diasporën, gjatë intervistës i ka dhënë përgjigje pyetjes se kur do të votojë diaspora. Në emisionin “Përballë” i pyetur nga Dervishi se kur do ta kenë të drejtën për të votuar emigrantët ai u shpreh: “Siç i kam thënë edhe më parë kjo gjë do të bëhët e mundur në zgjedhje e vitit 2021”.





