Majko: Ndërkombtarët nuk ka dhënë leje për këmbim kufijësh mes Kosovës e Serbisë

KMA NEWS / Majko: Ndërkombtarët nuk ka dhënë leje për këmbim kufijësh mes Kosovës e Serbisë

Megjithëse Ditmir Bushati u largua nga qeveria vetëm se e quajti idenë e shkëmbimit të teritoreve hapje të kutisë së Pandorës, ish-kryeministi Pandeli Majko ka trguar edhe njëherë se nuk bën kompromis kur vjen fjala për Kosovën.

Në studion e ABC News ministri për diasporën, Majko, komentoi se askush nga komuniteti ndërkombëtar nuk ka dhënë leje për të bërë çudira. Ai ka përmendur Berlinin dhe Londrën që janë shprehur hapur kundër idesë të shkëmbimit të teritoreve.

“Ka një qartësi nga politika gjermane dhe britanike, që kanë thënë se status quo është e rëndësishme dhe  jo nga interesat e tyre, por nga koncepte të kontratës ndërkombëtare që është projekti i Ahtisarit. Vendimi i Gjykatës Ndërkomëbatre për çështjen e Kosovës dhe të drejtën për pavarësi të Kosovës nuk ishin akte që mund të diskutohen e rishikohen sepse dikush në Beograd do tolerojë për të njohur pavarësinë e Kosovës”,tha Majko.

“Edhe formulën e zyrtarëvë të lartë amerikanë se “ne do jemi dakord me gjithçka palët do bien dakord”, të servirur në Shqipëri dhe  Kosovë si një miratim për shkëmbim teritoresh, ish kryeministri e sheh ndryshe: “nuk është dritë jeshile për të bëre çudira, por për të ndihmuar faktorin shqiptar” theksoi ai.

Duke folur për planin Thaçi Vuçiç ai nënvizoi se “po kthehet në lodër të rrezikshme që nuk prek vetëm Kosovën apo marrëdhëniet rajonale. Është një lodër më komplekse dhe duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos fluturojmë shumë lart”.

Nuk dihet nëse këtë qëndrim të Majkos kryeministri Rama do ta presë mirë, pasi pak kohë më parë ai etikentonte si gomerë të gjithë ata që shpreheshin kundër Thaçit.

“Kush thotë se Thaçi është tradhtar është një gomar”- tha Rama pak kohë më parë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img