SHQIPTARI NEWS – Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, është shprehur sot se vota e emigrantëve është shumë e rëndësishme. Për realizimin e premtimit të dhënë për të gjithë emigrnatët, Majko kërkoi dhe ndihmën e opozitës duke thënë se dhe ata kanë në dorë për hapjen e dritës jeshile dhe nisjes së procedurave.
I ftuar në emsionin “Real Story”, ministri shtoi se nëse i refuzohet e drejta e votës diasporës, kjo tregon se elita politike ka frike dhe tha se kjo gjë do të ndodhë, pasi ndryshe nuk do të ishte në atë zyrë.
“Vota e tyre do të bëhet me postë, por edhe me shprehje vullneti. Do ishte non sens t’iu dërgohej të gjithëve me votë, por do të ishte edhe shpenzim. Shprehja në vullnet do të thotë që ata që janë jashtë do të shprehin dëshirën për të votuar, dhe më pas do iu dërgohet posta. Mendoj se ne kemi një gjë, që jemi gjithmonë të prirur të shohim anën negative të çdo gjëje. Çdo sistem ka të mirat dhe të metat e veta. Edhe votimi i shtetasve tanë jashtë me zarf është kështu, por ne duhet të diskutojmë procedurat.
Një ditë më parë në mbledhjen e zhvilluar me Këshillin Koordinues të Diasporës, Majko u shpreh se vota e emigrantëve është një premtim që do të mbahet.





