Manjani kundër Ramës, hyn në negociata me avokatët për ligjin e ri

KMA NEWS / Për disa çështje duket se nuk ka një qëndrim zyrtar në qeveri.

Ndryshe veprojnë ministrat e LSI-së, ndryshe ata të PS-së. Një natë më parë në “Top Story” kryeministri Rama tha se nuk ka negocim për çështjen e ligjit që rregullon pagesat e kontributeve shoqërore nga ana e avokatëve.

Por ndërkohë sot ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani priti në zyrë një përfaqësi të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, me të cilët u dakordësua që avokatët të paraqesin disa variante të bazuara në të dhëna konkrete dhe në javën e ardhshme të ulen bashkarisht me ministrin e Financave për të gjetur një zgjidhje e cila do të paraqitet më pas në qeveri.

Dje pati gjithashtu një tjetër rast me qëndrime të kundërta mes kryeministrit dhe ministres së Integrimit, Klajda Gjosha.

Kjo e fundit tha që Shqipëria do të mirëpresë refugjatët sirianë, ndërsa Rama deklaroi se vendi ynë nuk do t’i hapë kufijtë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img