Maqedoni e Veriut: Presidenti mandaton Kovaçevskin për formimin e qeverisë

SHQIPTARI NEWS – Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarvoski i dorëzoi të mërkurën mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të ri të Lidhjes Social Demokrate, Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski ka një afat prej njëzet ditësh që të formojë qeverinë e re. Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi tha se pret që qeveria e re të zgjidhet deri më 17 janar. Shumica parlamentare ka siguruar 64 vota, që janë të mjaftueshme për miratimin e qeverisë.

Zoti Kovaçevski tha se qeveria e re duhet t’u përgjigjet sfidave serioze që presin vendin, për të kapërcyer probleme të vjetra që pengojnë përparimin dhe arritjen e synimeve strategjike.

Ai theksoi nevojën e kthimit të besimit të qytetarëve tek institucionet, ndërsa tha se qeveria e re do t’i përkushtohet zhvillimit ekonomik të vendit.

“Maqedonia e Veriut është një shtet i vogël që nuk mund t’i lejojë vetes përçarje politike dhe debate pafund që dëmtojnë reforma të nevojshme”, u shpreh zoti Kovaçevski.

Ndërkohë, opozita maqedonase shikon tek zoti Kovaçevski vazhdimin e politikave të ish-kryeministrit Zoran Zaev.

Sfidat kryesore që e presin qeverinë e ardhshme të drejtuar nga Dimitar Kovaçevski janë problemi me Bullgarinë rreth historisë dhe identitetit të maqedonasve etnikë dhe bisedimet me Bashkimin Evropian për anëtarësim në bllok. Shkupi shpreson për një zgjidhje të shpejtë të problemit me qeverinë e re në Sofje.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img