KMA NEWS/ Gjatë mbrëmjes së djeshme një grup terroristë kanë kryer të paktën 6 sulme të ndryshme me armë e bomba në kryeqytetin francez. Policia franceze raporton se numri i viktimave deri tani janë 160 të vrarë, 200 të plagosur ku 80 veta janë në gjendje kritike për jetën,njoftojnë mediat ndërkombëtare. Ndërkohë policia franceze raporti se vetëm në sallën e koncerteve “Bataclan”, jane 100 viktima. Megjithatë mediat franceze shkruajnë se bilanci ende nuk është përfundimtar. Tre shpërthime janë dëgjuar pranë stadiumit “Stade de France”, ku po luhej ndeshja miqësore Francë-Gjermani. Presidenti Francois Hollande u evakuua menjëherë nga stadiumi për arsye sigurie. Sulmi i parë ndodhi në një restorant ku u shënuan të paktën 10 viktima. Më pas u dëgjuan shpërthimet pranë stadiumit. Sulmi i dytë më kallashnikov u bë në një sallë koncertesh jo larg gazetës Charlie Hebdo. Në këtë teatër mbetën të vrarë rreth 112 persona, ndërkohë që policia arriti të shpetonte rreth 100 pengje, si dhe të vriste dy terroristë. Sulmi i tretë u krye në një rrugë ku numërohen të tjera viktima. Menjëherë u mblodh shtabi i emergjencës dhe Franca shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Pas tre shpërthimeve pranë stadiumit të Parisit, “Stade de France” policia urdhëroi të mbyllen dyert e tij. Tifozët u mbajtën brenda edhe pse ndeshja miqësore mes Francës dhe Gjermanisë kishte përfunduar. Ndërkohë, parizieneve iu kerkua te mos dilnin nga shtëpitë dhe Franca vendosi të mbyllte kufinjtë.
“France 1” raportoi se të paktë tete terroristë janë vrarë nga policia franceze. Megjithatë ISIS ka filluar menjëherë “festën”. “Parisi në flakë” është një nga hashtagët më të përhapur të përkrahësve të Shtetit Islamik në rrjetet sociale, i cili kërcënoi se pas Parisit ishte rradha e Romës, Londrës dhe Uashingtonit..














