Histori shqiptare: Mati qendra e Arbërisë

Qendra e Arbërisë
Pas pushtimit të Ilirisë nga romakët, tokat u ndanë në provinca romake dhe administroheshin direkt nga Roma. Por romakët me qëllim që të mos acaronin gjëndjen, në shumë krahina, fiset ilire i lanë të lira, të jetonin sipas zakoneve të tyre tradicionale. Një ndër keto fise sipas gjeografit Ptolemeu ishte fisi ilir Albanoi të cilit Roma i kishte lënë të drejtën e vetëadministrimit të brendshëm! Ptolemeu në një hartë të tij e shënon Albanoin afërsisht në trevat e sotshme të Matit. Bashkësia fisnore e Ilirëve mes Dibrës dhe Durresit ishte bashëksia e fisit Albanoi. Fisi Albanoi kishte dhe qytetin e tij me të njejtin emër, vendodhja e të cilit nuk është përcaktuar përfundimisht. Profesor Dhimitër Shuteriqi thotë: “Ka mendime që qendra e Arbërit të jetë Xibri ose Guri i Bardhë apo ndonje vend malor i luginës së Matit”. Përveç disa hipotezave, duke u nisur edhe nga harta e Ptolemeut si dhe nga përcaktimi që i bën shkrimtarja Ana Komnena, mund të flitet për ekzistencën e një qyteti Albanoi në afërsi të fshatrave Dukagjin, Prellë e Mcuç të Matit. Albanologët e mëdhenj Pedersene Prashnike thonë se emri Arba (Alba) është emër i lashtë i krahinës së Matit dhe emrin Arbani e nxjerrim në burmin vendas të kohës antike. Një qytet mesjetar Alban ka ekzistuar, me 1332 ku e përmend Guielm Adae, kryepeshkop i Tivarit. Ai qytet ekziston të paktën që me 1166 kur kemi një ”prior të Arbërit”. Andrea prior Albanencis domethënë kreun e një qyteti të quajtur Alban. Në shekullin e XI emri Arbër , Arbëresh filloi të përmendet jo vetëm brenda, por dhe jashtë vendit, ndërsa shkrimtarja Ana Komnena i përcakton afërsisht kufinjtë gjeografike të Arbërisë, sipas saj territori me emrin Arbër (Arbanoi, Albanoi, Albani) përfshinte krahinat që shtriheshin mes Durrësit e Drinit. Por dihet se mes Durrësit dhe Drinit është krahina e Matit, Mirditës (Ndërfandise siç i thoshin atëherë) edhe Kurbinit. Studiues të ndryshëm duke bërë përpjekje për lokalizimin e principatës së Arbërit dhe qendrës së saj qytetit Alban, japin të dhëna se kjo principatë përfshinte Matin dhe se qendra e saj ishte Klosi. Por ka edhe të dhëna që brenda peshkopatës së Stefanës (Shqefnit te sotshëm) gjendet katundi Arbas dhe pikerisht pranë fshatit Dukagjin të sotshëm. Ky fshat Arbas tashmë nuk ekziston, por ekziston në rregjistrin osman të vitit 1467. Kjo zonë më vonë u zgjerua dhe bashkë me të u zgjeruan edhe kufinjtë territoriale të emërtimit Arbëri që arriten deri në Vlorë në jug e Pult në veri. Rreth vitit 1107, kur në krye të Bizantit ishte pernadori Aleks Komneni, arbëreshët deshën të flakin tej zgjedhën shekullore të bizantinëve dhe një pjesë e tyre përkrahën normadët që ishin futur në Shqipëri kundër perandorit Komnen. Ky perandor vendosi garnizone të forta për të mbrojtur kështjellat e grykat e Arbërisë. Por normadët me ndihmën e arbëreshëve sulmuan bizantët dhe shtinë në dorë grykat midis Krujës e Dibrës, domethënë grykat e Matit të sotëm. Pra krahina e sotshme e Matit ishte qendra e Arbërisë. Aty nga viti 1110 perandori Komnen vendosi sundimin e tij dhe përzuri normanët, por arbëreshët perfituan disa të drejta vetëqeverisëse, të cilat bënë të mundur më vonë të fuqizonin ato derisa aty nga shekulli i XII (1180) njihen emrat e 15 bujarëve të Arbërisë si Jonen Marku, Lek, Sernel, Palt etj që janë emra shqiptarë dhe emra fetarë si Dhimitër, Andrea, Pal, Aleks etj që gjenden të gjithë në rregjistrin osman të vitit 1467 të vilajetit të Matit. Nga fundi i shekullit të XII njihet sundimtari i principatës së Arbërisë, Progoni (1190-1199) i cili pati dy djem , Gjin dhe Dhimitrin. Pas Progonit sundimin e principatës e mori i biri Gjini (1199-1208) Arbëreshët nën udhëheqjen e Gjinit, në vitin 1204 morën pjesë në kryqezatën e 4 që nën nxitjen e Papës e të perandorit të Gjermanisë dhe të Venedikut shembën perandorinë bizantine. Në atë kohë principata e Arbërisë u rrit ndjeshëm. Ajo tani kishte dhe kryepeshkopatën e Arbërisë me qendër në Krujë, që përfshinte tërë kishat e Matit, Nderfandit, Kurbinit etj. Principata e Arbërisë kishte si fqinj të saj në jug Despotatin e Epirit, në lindje mbretërinë bullgare, në veri e verilindje mbretërinë e Rashes dhe në perëndim ishte Republika e Venedikut. Pas vdekjes së Gjinit vendin e zuri i vëllai i cili kishte për grua mbesën e perandorit bizantin Aleksit të III. Nën udhëheqjen e Dhimitrit principata e Arbërit njohu një ngritje politike dhe ekonomike. Prej vitit 1257 deri me 1259 për dy vjet me rradhë vazhdoi kryengritja e madhe e arbëreshëve kundër bizantit që u përhap që nga Durrësi, Ohri, Dibra e Matit dhe i përzunë garnizonet bizantinë. Në shekullin e XIV kuptimi gjeografik i Arbërisë arriti në veri deri në Ulqin e Tivar, ndërsa në jug përfshinte Çamërinë deri në Artë. Përkufizimi gjeografik i Arbërisë që bën Ana Komnena përkojnë me zotërimet e Gjon Kastriotit. Kjo përforcohej edhe po ti shtojmë edhe përkatësinë e krypeshkopatës që ishte në Krujë si dhe përkatësinë e kishave dhe territoreve që përmendet në letrën që Gjon Kastrioti i dërgonte me 1407, Senatit të Venedikut e ku thuhej se ”kisha ka 800 vjet që është në tokat e mia”. Por më vonë pushteti bizantin u forcua dhe u rivendos prapë në Arbëri, megjithatë Arbëria vazhdoi të ruante një farë autonomie dhe të sundohej nga sundimtarë arbëreshë. Në një dokument të vitit 1266 thuhet se njëri prej tyre Andera Urani qe me origjinë nga Mati. Pas vitit 1272 në Arbëri erdhën Anzhutë nga Italia e Jugut dhe e shpallën Arbërine mbretëri nën Karlin e I Anzhu me qendër në Durrës dhe kryen disa luftime kundër pushtetit bizantin derisa me 1286 u përzunë dhe Arbëria ra përsëri nën sundimin bizantin. Në Arbëri qenë forcuar shumë feudalët vendas. Të tillë qenë Arianitët, Muzakët, Topiajt, Dukagjinët, Blinishtët, Skurajt, Ionimët etj. Rreth vitit 1374 e gjithë Arbëria ra nën sundimin e serbëve të Stefan Dushanit duke i dhënë fund sundimit bizantin në Shqipëri prej afro 9 shekuj e gjysëm.

Vijon në ditën e ardhëshme

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img