Mbretëria e Bashkuar dhe Japonia nisin një fazë të re bashkëpunimi strategjik

GAZETA E LONDRES  – Mbretëria e Bashkuar dhe Japonia nisin një fazë të re bashkëpunimi strategjik

Nga Mimoza CACA

Kryeministri britanik Keir Starmers dhe homologia e tij japoneze Sanae Takaichi, shpallën sot thellimin e partneritetit dypalësh, duke hapur një kapitull të ri bashkëpunimi në fusha kyçe si shkenca, teknologjia, siguria kibernetike, energjia e pastër dhe tregtia globale.

Në qendër të këtij angazhimi të përbashkët qëndron rritja e bashkëpunimit në shkencë dhe kërkim, përmes teknologjive të avancuara si teknologjia kuantike, inteligjenca artificiale dhe lidhjet e përparuara digjitale. Dy vendet synojnë gjithashtu të eksplorojnë mundësi të reja bashkëpunimi në fushën e hapësirës.

Një element i rëndësishëm i kësaj marrëdhënieje të re është lançimi i një Partneriteti Strategjik Kibernetik, i cili do të shërbejë për forcimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen e ekonomive të të dyja vendeve përballë kërcënimeve në rritje.

Një tjetër shtyllë kryesore e bashkëpunimit është energjia dhe qëndrueshmëria. Japonia mbetet një nga investitorët më të mëdhenj në energjinë e rinovueshme në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa të dy qeveritë shohin potencial të madh për zgjerimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Kjo përfshin përshpejtimin e inovacioneve në energjinë e erës në det të hapur, si dhe bashkëpunimin në energjinë bërthamore dhe atë të shkrirjes.

Mbi këtë bazë, sot u hodhën themelet për ndërtimin e një partneriteti edhe më të fortë për energjinë e pastër, një partneritet që synon të rrisë sigurinë dhe sovranitetin energjetik, të forcojë konkurrueshmërinë dhe të shfrytëzojë pikat e forta të secilit vend në teknologji, financim dhe prodhim.

Në aspektin ekonomik dhe tregtar, të dy vendet riafirmuan angazhimin e tyre si kombe krenare tregtare për ruajtjen e tregtisë së lirë dhe të parashikueshme, si dhe për mbështetjen e një Indo-Paqësori të lirë dhe të hapur. Bashkëpunimi do të përqendrohet në forcimin e institucioneve që garantojnë stabilitet dhe parashikueshmëri, zgjerimin e CPTPP-së, thellimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe ndërtimin e zinxhirëve të furnizimit më të diversifikuar, veçanërisht në sektorë strategjikë si mineralet kritike.

Në përmbyllje, Kryeministri britanik falënderoi homologen japoneze për mikpritjen, duke theksuar se përveç interesave dhe parimeve të përbashkëta, dy vendet ndajnë një ambicie të qartë për një partneritet që sjell përfitime reale për qytetarët e tyre. Ai shprehu gatishmërinë për ta çuar përpara këtë bashkëpunim dhe ftesën për një takim të radhës në Chequers më vonë gjatë këtij viti.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img