SHQIPTARI NEWS – MB ka lëshuar 5,500 viza për refugjatët ukrainas
Nga Mimoza CACA, Londër
Më herët Liz Truss përmendi se refugjatët e parë nën skemën Homes for Ukraine të Mbretërisë së Bashkuar do të mbërrijnë javën e ardhshme, por ne tani kemi një përditësim se sa viza janë dhënë sipas skemës tjetër – që lejon anëtarët e familjes të bashkohen me të afërmit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ministri i Emigracionit Kevin Foster i thotë komitetit të çështjeve të brendshme të Commons se 20,000 ukrainas kanë aplikuar për të ardhur në MB dhe deri më tani janë dhënë 5,500 viza.





