Mbyllet fushata e zgjedhjeve komunale në Kosovë

SHQIPTARI NEWS – E premtja është dita e fundit e fushatës elektorale para zgjedhjeve për pushtetin komunal të së dieles në Kosovë.

Autoritetet thonë se po bëhen përgatitjet e fundit për të siguruar një proces të qetë dhe demokratik. 

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi, tha se tashmë janë kryer të gjitha veprimet që garantojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të së dielës, i cili do të mbikqyret nga rreth 25 mijë vëzhgues të akredituar.

“Këto katër muaj që po i lëmë pas kanë qenë plot angazhim për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e zgjedhjeve lokale. Ky është një nga proceset më të mëdha dhe gjithëpërfshirëse dhe Kosova ka krijuar një traditë të çmuar në organizim të zgjedhjeve. Si Komision kemi arritur të përmbyllim me sukses qindra aktivitete zgjedhore me një qëllim të vetëm që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote të mund të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë të lirë dhe demokratike”, tha ai.

Laura Pula, bashkërenduese kombëtare e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, tha se 80 prokurorë janë angazhuar për të siguruar veprimet ligjore ndaj përpjekjeve të mundshme për keqpërdorim të votës në 38 komuna të Kosovës.

“Nëse eventualisht do të vijë deri te ndonjë keqpërdorim i votës së lirë të qytetarit, Prokurori i Shtetit së bashku me policinë do të jenë gardian të mbrojtjes së votës ashtu që do të ndalojnë dhe arrestojnë të gjithë votuesit që tentojnë ta keqpërdorin votën. Por po ashtu në kuadër të procedurave standarde do të ndalojnë dhe arrestojnë edhe zyrtarët përgjegjës të cilët në çfarëdo mnëyre tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë”, tha zonja Pula.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, tha se mbi 3 mijë e 350 zyrtarë policorë do të jenë në detyrë të dielen për të siguruar këtë proces zgjedhor.

“Në ditën e zgjedhjeve numri i zyrtarëve policorë të përfshirë do të jetë në 883 qendra të votimit do të kemi mbulim për 24 orë nga 1766 zyrtarë policorë, në 38 depot komunale do të kemi 152 zyrtarë policorë, në 194 ekipet mobile do t’i kemi 194 zyrtarë policorë. Njësitë reaguese do të mbulohen nga 800 zyrtarë policorë të kyqur direkt në operacion, ndërsa do të jenë të asistuar nga 240 pjestarë të njësisë speciale dhe 200 pjestarë të njësive të reagimit të shpejtë”, tha ai.

Nga numri i përgjithshëm i vëzhguesve të zgjedhjeve, 177 janë të organizatave ndërkombëtare ndërsa 39 të përfaqësive diplomatike në Kosovë.

Gjithsej 89 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, një koalicion, 33 nisma qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet për pushtetin komunal të 17 tetorit, ndërsa rreth 1 milionë e 885 mijë 450 votues kanë të drejtë vote.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img