“Mbyllet pa bujë faqja e propagandës qeveritare Transparenca.al”

KMA NEWS / Që nga kjo fundjavë, faqja e hapur nga Këshilli i Ministrave për të kundërshtuar raportimet e medias dhe akuzat e opozitës, të lidhura me korrupsionin dhe keqpërdorimin e pushtetit është “offline,” duke sinjalizuar fundin e një prej eksperimenteve më të debatuara publike të qeverisë ‘Rama.’

Mbyllja e portalit vjen pas disa muajsh rrallimi të aktivitetit. Postimi i fundit në faqe i përket datës 16 nëntor, ndërkohë që në muajin tetor ka pasur vetëm një postim dhe asnjë postim në muajin shtator.

Burime brenda qeverisë i thanë BIRN në muajin tetor që Kryeministria kishte vendosur ta mbyllte portalin, pa dhënë shpjegime specifike për arsyet që i patën shtyrë në këtë vendim.

E lançuar më 15 tetor 2015, me anë të një deklarate të Drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, Transparenca.al, premtonte se do të kthehej në një pikë referimi për gazetarët dhe publikun e gjerë.

“Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një nismë të re; transparenca.al është portali i ri online, në të cilën ne si qeveri do të ofrojmë gjithë informacionin e nevojshëm, për çdo akuzë apo pretendim të ngritur qoftë nga media, qoftë nga opozita,” deklaronte Fuga në një deklaratë të regjistruar në video.

“Me shpresën se ky portal do të kthehet në një pikë referimi për gazetarët, të cilët do të kenë mundësi të informohen përpara se të shkruajnë, por edhe për publikun e gjerë,” shtonte ai.

Por megjithatë, pak më shumë se 1 vit pasi u hap, rekordi i këtij instrumenti propagandistik i pashoq në botën perëndimore, ka qenë i zbehtë dhe nuk i ka ndaluar raportimet kritike të medias ndaj qeverisë ‘Rama,’ dhe as akuzat e opozitës.

Madje, sipas opinionit të shumë gazetarëve dhe ekspertëve të lirisë së medias në Shqipëri, e vetmja arritje e portalit të “përgënjeshtrimit të lajmeve,” ishte ta bënte qeverinë të dukej edhe më pak transparente ndaj publikut dhe medias. Besar Likmeta (BIRN)

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img