KMA NEWS / Artistët dhe sportistët njihen si ambasadorët e vërtetë të popujve në botë. Promovimi i kulturës, historisë, gjuhës dhe traditave, janë vlera më e madhe që i japin një Kombi në arenën Ndërkombëtare.
Një nga ambasadorët më të mëdhenjë të shpirtit të popullit shqiptar “MEDA”, zbret në Athinë për kënaqësinë e qindra mijra shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Greqi prej rreth 25 vitesh.
MEDA, një emër i madh i muzikës shqiptare, një nga këngëtarët më të kërkuar e më të pëlqyer nga të gjithë grupmoshat e artdashësit shqiptarë në mbarë botën vjen në Athinë në Koncertin e madh që do të organizohet nga firma e spektakleve “Miha EventAlbania” më 8 Tetor 2016 në Athinë.
Këngëtarit të madh shqiptar do ti bashkohet veç këngëtarve të tjerë shqiptarë si Vladimir Seferi, Maria Aleksi etj. edhe këngëtari i njohur grek Vasilis Mitropoulos.
Të shtunën e 8 tetorit pritet që Lagjia Neo Kozmos në Athinë të pushtohet nga qindra shqiptarët që janë përgatitur të shkojnë dhe nga vise të tjera të Greqisë, ku për gjatë gjithë natës Athina do të flas vetëm shqip. ku do të gumëzhijë pa pushim kënga popullore shqiptare nënën tigujt e bukur virtuoz të interpretuar nga muzikantët e talentuar shqiptar dhe zëri i ëmbël-meliodioz dhe briland i të madhit “Meda” Mehdin Pergjeçaj.
Nata e 8 tetori do të mbahet mend si nata më e bukur për të gjithë artdashësit dhe adhuruesit e muzikës së bukur shqiptare.
Mos humbisni rastin të jeni pjesë e kësaj nate Magjike! Siç dihet në këto raste të rralla është shumë e vështirë që të sigurosh një biletë hyrje, apo pronotim, pasi dyndja do të jetë shumë e madhe nga mbarë Greqia.
Organizatorët bëjnë me dije se për pronotime kanë vënë në dispozicion numrat e telefonave të më poshtëm: 6978060066 & 6957378080
Adresa: Lokali Bio Bio Leoforo Singru 137 Athinë






