Messi i jep fitoren Barcelonës në sekondat e fundit ndaj Realit

KMA NEWS / Leo Messi ka shënuar gol në sekondat e fundit të ndeshjes ku i dha fitoren Barcelonës në superpërballjen e  dytë në “El Clasico”.

Argjentinasi, arriti golin e 500-të në karrierë për Barçën, dhe shënoi në fund për rezultatin përfundimtar 2 me 3.

messi 1Më parë gjatë lojës Leo Messi është përgjakur në fytyrë pas një goditje të fuqishme që mori nga Marcelo në nofull.

Pas mjekimit argjentinasi hyri në fushë me një fasho në gojë.

Casemiro hapi serinë e golave në minutën e 28-të. Pesë minuta pas tij shënoi Leo Messi për 1 me 1. Në minutën e 73-të, Ivan Rakitiq kaloi Barçën në epërsi, ndërsa në minutën e 85-të James Rodriguez barazoi gjithçka. Në sekondat e fundit në minutën shtesë është Messi që vulos gjithëçka.

Tani gara për titull ndryshon krejtësisht, pasi dy ekipet kanë pikë të barabarta në krye të tabelës.

Të dyja kanë nga 75 pikë, ndërsa Reali ka një takim më pak të zhvilluar.

Ndërkohë Messi është vlersuar nga mediat botërore si një shenjt.

mesi shenjtE gjithë bota është rikthyer te elozhet për Lionel Messin. Mjaftoi vetëm një ndeshje e vetme që të gjithë të binden. “Pleshti” është sërish “ylli numër një” në botën e futbollit, goli i tij në minutën e 92-të ndaj Real Madrid dhe gëzimi për 500 golat e tij me fanellën e Barcelonës janë tashmë një shenjë në histori. Një gol epik që vë në diskutim hegjemoninë e madrilenëve në La Liga. Një ndeshje spektakolare e një lojtari që pas eliminimit nga Champions League kundër Juventus ishin të shumtë ata që kryqëzuan argjentinasin. Tashmë mediat në të gjithë botën e kanë vënë në faqe të parë me titujt: “Messi është një shenjt”.

https://www.youtube.com/watch?v=B8sxDfV8bh8

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img