SHQIPTARI NEWS – Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit u shpreh se nuk kishte marrë asnjë dokument për zgjidhjen e krizës së Reformës në Drejtësi.
Në një reagim të shkurtër në mediat sociale, Meta shkruan se Platforma për Integrimin Europian i është paraqitur Ambasadores së SHBA që në 8 prill 2020, dhe shton se ky është një fakt. Më tej ai shkruan se Rama gënjën tani nuk është më lajm as për të huajt, duke nënkuptuar se Kryeministri ka gënjyer dhe këtë herë.
“Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT. Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt”,
Më herët Kryeministri Edi Rama, në një reagim në mediat sociale u shpreh se nuk kishte dijeni për asnjë dokument, por është gati që të ulet në takim me Presidentin dhe aktorët e tjerë politikë në vend.





