Mijra protestues në Greqi për çështjen e emrit “Maqedoni”

KMA NEWS / Mijëra grekë kanë protestuar në Selanik kundër përdorimit të emrit Maqedoni nga fqinji verior i vendit.

Manifestimi i protestës u zhvillua në kohën kur Athina dhe Shkupi kanë intensifikuar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje në kontestin që po i influencon prej gati 30 vjetësh marrëdhëniet dypalëshe.

Sipas organizatorëve, numri i pjesëmarrësve ka qenë tepër i madh. Nga 300.000 deri 400.000 vetë.

Në të kanë marrë pjesë edhe deputetë të partisë më të madhe opozitare Demokracia e Re, por edhe të aleatit qeveritar të kryeministrit Tsipras, partisë Grekët e Pavarur.

Me parulla si “Maqedonia është një, dhe është greke”, “Falja e emrit Maqedoni është tradhëti kombëtare”, protestuesit kanë kundërshtuar çfarëdo lloj zgjidhjeje që do të përmbajë fjalën “Maqedoni”.

Sipas analistëve, manifestime të tilla rritin presionin ndaj kryeministrit Tsipras, në kohën që edhe sondazhet tregojnë se të njëjtin qëndrim me protestuesit e sotëm ka edhe shumica dërrmuese e opinionit grek.

Por kryeministri duket i vendosur që t’i shkojë deri në fund përpjekjeve për zgjidhje, dhe kjo zgjidhje të ketë edhe fjalën “Maqedoni” në përbërje.

“Nuk është absurde që të përfshihet termi Maqedoni në një emër të përbërë, me referencë qoftë gjeografike, qoftë kohore. Në mënyrë që të bëhet e qartë se askush nuk pretendon territore apo pjesë nga historia e popujve të tjerë”, nënvizon Tsipras në një intervistë që u publikua të dielën në të përditshmen “Ethnos”.

Greqia thotë se emri Maqedonia nënkupton një pretendim territorial mbi rajonin e vet verior me të njëjtin emër. Të dy vendet ranë dakord këtë muaj për të ripërtërirë përpjekjet për të zgjidhur ngërçin 25 vjeçar, i cili ka bllokuar përpjekjet e ish-Republikës Jugosllave për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s dhe Bashkimin Evropian.

 

Deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjes, Athina ka rënë dakord që vendi të mund të referohet ndërkombëtarisht si ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, emër sipas të cilit u pranua në Kombet e Bashkuara më 1993. Të dy vendet thonë se shpresojnë të arrijnë një marrëveshje deri në qershor, por një sondazh javën e kaluar tregoi se shumica e grekëve nuk duan që “Maqedonia” të përdoret në ndonjë zgjidhje për emrin.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img