Ministrat e financave të BE miratuan një paketë të dytë sanksionesh kundër Rusisë

SHQIPTARI NEWS – Ministrat e Financave të 19 vendeve që përdorin euron u mblodhën të premten në Paris për të peshuar pasojat ekonomike të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe sanksionet e hartuara nga Bashkimi Evropian. BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara, po përpiqen ta izolojnë Rusinë nga kapitali ndërkombëtar dhe teknologjitë jetike industriale.

Ministrat e financave të Bashkimit Evropian miratuan një paketë të dytë sanksionesh kundër Rusisë për sulmin ndaj Ukrainës duke pranuar se ajo do të shkaktonte gjithashtu kosto ekonomike për bllokun prej 27-vendesh.

“Është e qartë se ndërsa zbatojmë një paketë sanksionesh madhore kundër Rusisë, kjo do të ketë edhe pasoja për ekonominë e BE-së. Po shohim një shqetësim tashmë në tregjet financiare. Por në këtë situatë, ne si Bashkim Evropian, si botë demokratike perëndimore duhet të përgjigjemi. PO, sanksionet do të vijnë me një kosto të caktuar ekonomike”, tha Valdis Dombrovskis, zëvendëspresident ekzekutiv i BE-së dhe komisioneri i tregtisë.

Ministri francez i Financave Bruno Le Maire tha të premten se Franca dhe aleatët e saj evropianë janë të vendosur të shkaktojnë dëme të mëdha në ekonominë ruse dhe të ndëshkojnë Rusinë për vendimet e presidentit të saj me sanksione masive dhe të menjëhershme.

Duke folur teksa mbërriti në takim, zëvendëskryeministrja holandeze dhe ministrja e financave Sigrid Kaag tha se të gjitha opsionet do të diskutoheshin të premten, por ajo ishte e kënaqur me paketën e sanksioneve të miratuar nga BE.

“Paketa e sanksioneve, e dyta që është miratuar, është shumë e qëndrueshme dhe jam dakord me Presidenten von der Leyen se duhet të kërkojmë ndikim maksimal. Çdo hap që ndërmarrim, duhet të siguroheni që ka ndikim maksimal“

Bashkimi Evropian tha se sanksionet do të kenë pasoja serioze dhe të rënda për Rusinë. Sanksionet do të përfshijnë fushat e financës, energjisë dhe transportit, duke prekur mallrat e përdorimit ushtarak dhe civil, kontrollet e eksportit, financimin e eksportit dhe politikat e vizave. Më shumë individë dhe subjekte ruse do të shtohen në listën e sanksioneve të BE-së.

Por zyrtarët evropianë po mbajnë rezervë një sanksion kryesor financiar kundër Rusisë duke mos e bllokuar Moskën nga sistemi SWIFT, sistemi dominues për transaksionet financiare globale – një veprim që Ukraina e kërkoi, por disa vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, hezitojnë.

Pezullimi i Rusisë nga sistemi SWIFT do të ishte teknikisht i vështirë për t’u realizuar dhe do të kishte një ndikim masiv në transaksionet për Gjermaninë dhe bizneset gjermane në Rusi, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Kancelari gjerman tha të enjten mbrëma se sanksionet kundër Rusisë ishin konsideruar me kujdes, por la të kuptohej se përjashtimi i Rusisë nga sistemi SWIFT do të përdorej si një masë e fundit.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy i kërkoi Evropës të premten (25 shkurt) që të veprojë më shpejt dhe me forcë në vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës për sulmin ndaj Ukrainës, duke akuzuar aleatët perëndimorë se po bënin politikë, ndërsa forcat e Moskës përparonin drejt Kievit.

“Evropa ka fuqi të mjaftueshme për të ndalur këtë agresion”, tha Zelenskiy, duke shtuar se çdo gjë nga ndalimi i hyrjes së

rusëve në Bashkimin Evropian tek pezullimi i Moskës nga sistemi SWIFT e deri tek një embargo e naftës duhet të jenë në tryezë.

“Ju ende mund ta ndaloni këtë agresion. Duhet të veproni shpejt,” tha presidenti Zelenskiy.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img