Ministri gjerman vlerëson reformat: U shërbejnë gjeneratave të reja

KMA NEWS / Ministri i Shtetit për Çështjet Europiane të Republikës Federale të Gjermanisë, Micheal Roth, ka vlerësuar reformat e realizuara nga Shqipëria.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, zyrtari i lartë gjerman tha se këto reforma jo vetëm e afrojnë Shqipërinë me Europën, por i shërbejnë dhe gjeneratave të ardhshme.

ministri-gjermanRoth: Reforma në drejtësi është një ngjarje thelbësore. Ligji i vettingut është një sukses jo vetëm për Shqipërinë por edhe për të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Këto reforma të ndërmarra kohët e fundit, sigurisht që e sjellin Shqipërinë më pranë Bashkimit Europian, por ato janë gjithashtu edhe në interes të brezave dhe gjeneratave më të reja për të cilat ne kemi nevojë që ky vend të shkojë përpara dhe të bëjë progres, qoftë në këndvështrimin social, ekonomik dhe demokratik.
Ndërsa për Ministrin Bushati nuk ka asnjë dyshim se hapja e negociatave lidhet drejtëpërdrejtë me zbatimin e ligjit të vettingut.

bushati-ditmirBushati: Duhet të zbatojmë sa më shpejt të jetë e mundur me cilësi dhe profesionalizëm ligjin e vettingut që pritet të kalojë në sitë gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë, një reformë e cila ne besojmë se do të ketë një efekt spirale edhe sa i përket fushave të tjera.
Në takimin kokë më kokë, dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe sa i përket situatës në rajon, politikës së jashtme të ndjekur nga Shqipëria në adresimin e disa sfidave me rëndësi.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img