Ministri i Diasporës Majko, përshëndet vendimin e Këshillit politik, për votën e emigrantëve

SHQIPTARI NEWS – Ministri për Diasporën, Pandeli Majko në seancën e sotme plenare vlerësoi mazhorancën dhe opozitën që arriti dje dakordësinë në Këshillin Politik për votën e emigrantëve.  Gjatë fjalës së tij në seancë, Majko u shpreh se ” Zgjedhorja” është një reformë esenciale.

“Dje Këshilli Politik mori një vendim shumë të rëndësishëm, të cilin dua ta përshëndes, për rakordimin nga mazhoranca dhe opozita për të drejtën e votës për shtetasit tanë jashtë vendit. Është reformë esenciale. Jam shpresëplot se në Komisionin e Reformës Zgjedhore do të merren vendimmarrje pozitive, që ne t’iu japim atë të drejtë kushtetuese, që iu ka munguar prej kohësh këtyre shtetasve. E drejta e votës dhe rakordimi i djeshëm mes palëve është një lajm i jashtëzakonshëm. Por, kjo nuk duhet kthyer pastaj në sherrnajë. Unë dola për të folur për lajmin e mirë dhe jo për problemet, pasi probleme do të ketë”, u shpreh deputeti. 

Më tej, ministri u shpreh se duhet të zgjidhet procesi i përzgjedhjes me pasaportë i emigrantëve që jetojnë jashtë vendit.

“Është një moment i rëndësishëm, shtyrja e afatit të pasaportave për personat mbi 75-vjeç është akt i rëndësishëm që prek edhe shqiptarët jashtë vendit. Kemi gati gjysmën e popullisë jashtë vendit. Kemi rastin e Kanadasë, shqiptarët shkojnë në Nju Jork për të bërë pasaportat, duhet të udhëtojnë dy herë nga cdo cep i Kanadasë në Nju Jork. Rasti i dytë është Kreta, ka 35 mijë shqiptarë që jetojnë atje, duhet të shkojnë dy herë me avion në Athinë, të japin gjurmët e gishtave dhe të presin lajmërimin për të shkuar. Ne kemi dhënë një ndihmë të madhe për personat mbi 75-vjeç, u urojmë jetë të gjatë edhe 100, por shqetësim duket të kemi shpërndarjen e këtyre dokumenteve për shqiptarët në të gjithë botën, është një problem shumë i madh.”, u shpreh ministri. 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img