GAZETA E LONDRES – Ministri i jashtëm grek i bënë jehonë ekspozitës së Edi Ramës
Ministri i Punëve të Jashtëme të Greqisë Nikos Dendias, i ka kushtuar vemendje duke i bërë një vlersimë të jashtëzakonshëm Ekspozitës së Kryeministrit Edi Rama në qendrën Kulturore, ku zhvillohen edhe Konferencat dhe takimet më të rëndësishme në Zapio Megara në Athinë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias u shpreh se “Shqipëria dhe Greqia kanë një miqësi të mrekullueshme, një mike të afërt dhe shpresoj së shpejti si pjesë e familjes sonë të përbashkët europiane”.
Gjatë çeljes së ekspozitës personale të kryeministrit Rama në Athinë, Dendias u shpreh se përzgjedhja e “Zappeion Megaron”, e cila është pjesë e trashëgimisë kombëtare të qytetërimit grek, për të çelur këtë ekspozitë, mbart një simbolikë shumë të fortë dhe të qartë.
Deklarata e MJ grek Dendias:
Edi Rama improvizon në letra me madhësi A4, të cilat përdoren tashmë në zyrën e tij. Me ngjyra të ndezura, me aftësi për të ndjekur gjestin artistik. Siç ka rrëfyer edhe vetë, ky shkrim automatik artistik e ndihmon të përqendrohet edhe në detyrat e tij kryeministrore.
Formulon kështu në praktikë një bashkëpunim ekstrove rt të artit me praktikën e politikës. Një element i përbashkët i veprave të tij është ndjenja e rrjedhës dhe lëvizjes dhe format biomorfike, të cilat duket se dalin, të lindura nga njëra-tjetra.
Kështu, vepra e Edi Ramës lidhet me perceptimin e tij për një art që lidhet ngushtë me jetën, një art që ka një rol social, një art të aksesueshëm. E arritshme për të gjithë.
Sot do të kemi rastin të shohim se puna e Edi Ramës përmbys ndarjet konvencionale. Mund të shihet me sy artistik, por shihet edhe me sy politik.
Në këtë pikë do të doja të shtoja disa fjalë në anglisht, Ed i dashur. Dy vendet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera.
Kontaktet tona së fundmi janë shumë të shpeshta. Fakti që sot kemi mundësinë të presim veprat tuaja në Zappeio, është dëshmi e ndjenjave miqësore që ekzistojnë mes nesh dhe që përfaqësojnë lidhjen e fortë mes popujve tanë.
Përveç kësaj, zgjedhja e Zappeios për realizimin e ekspozitës tuaj ka një simbolikë shumë të fortë. Sepse pikërisht këtu u nënshkrua Traktati i Aderimit në Komunitetin Ekonomik Evropian të atëhershëm në vitin 1979.
Unë atëherë isha një student i ri në Universitetin e Athinës, atje pas kolonave pashë Georgios Ralli dhe Konstantinos Karamanlis të nënshkruanin pikërisht në këtë pikë.
Pra, në këtë mënyrë tregon mënyrën se si e trajtojmë Shqipërinë si fqinj, mik të ngushtë dhe dua të them se shpresojmë që së shpejti ajo të jetë një anëtare e familjes sonë evropiane.
Në mbyllje, dua të falënderoj ngrohtësisht organizatoren e ekspozitës, Katerina Koskina, për punën e saj të shkëlqyer sot. Dëshiroj të falënderoj gjithashtu Presidenten Znj. Vagena dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Komitetit të Olimpiadave dhe Dhurimeve për ndihmën e tyre të vlefshme në realizimin e kësaj ekspozite dhe të këtij eventi.
Faleminderit shumë.





