Ministria e Jashtme: Po përpiqemi për kthimin e marinarëve shqiptarë nga Libia

KMA NEWS / Pas lajmit që publikoi ish-kryeministri Sali Berisha lidhur me shqetësimin e qytetarit dixhital se ekuipazhi i një anijeje shqiptare ishte bllokuar në Libi dhe se i rrezikohej jeta, ka reaguar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Sipas kësaj të fundit aktualisht marinarët ndodhen në anije dhe nuk kanë asnjë problem shqetësues. Mes të tjerash MEPJ thekon se çështja po ndiqet intensivisht.

“MEPJ ka marre te gjitha kontaktet e mundshme dhe kemi bere intervenimet tek libianet. Po e ndjekim intensivisht situatën. Po kërkojmë e përpiqemi për kthimin e tyre. Marinaret ndodhen ne anije dhe jemi siguruar që s’kane asnje problem shqetësues”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Më parë banorët e lagjes numër 1 në Shkozë i janë drejtuar ambasadorit të SHBA në vendin tonë, Donald Lu, dhe ambasadores së BE, Romana Vlahutin, me një letër të hapur ku i shprehin shqetësimin e tyre mbi projektin për rehabilitimin e lumit Lana.
Ky projekt parashikon prishjen e banesave të tyre, fakt mbi të cilin 300 familje janë informuar vetëm para disa ditësh. Këto familje janë skualifikuar nga procesi i Legalizimit të nisur që prej vitit 2006.
Në letrën dërguar ambasadorëve, banorët thonë se nuk janë informuar zyrtarisht mbi këtë situatë, por informacionin e kanë siguruar privatisht.
Ndonëse autoritete vendore i kanë garantuar se do t’u japin mbështetje, ata janë gjendur pa asnjë zgjidhje në momentin kur kanë parë fadromat pranë banesave të tyre më 14 shtator.
“Theksojmë se nxitësi i përshkallëzimit të kësaj situate ishte vetë policia e shtetit, e cila nuk kurseu grushtat dhe shkelmat për të gjithë banorët, duke arritur deri në shoqërimin e minorenëve në Komisariatin nr.1.
Çfarë kërkojmë ne është shumë e thjeshtë, të trajtohemi si qytetarë normale të një vendi që pretendon të futet në Bashkimin Europian. Ajo çfarë na është ofruar në mënyrë joformale deri më tani, kredi e butë dhe banesa me qira, nuk përmbush aspak kërkesat dhe nevojat tona, detyrimin që ka shteti ndaj dhe nuk i përafrohet sadopak premtimeve të bëra.
Ne si banorë nuk jemi kundër zhvillimit urban të zonës, por as nuk pranojmë të hidhet poshtë gjithë djersa dhe mundi ynë prej vitesh të tëra.
Pasi kemi trokitur në të gjitha dyert e institucioneve shtetërore dhe nuk kemi marrë asnjë zgjidhje, mendojmë se mundësia e vetme për ne është ndërhyrja nga ana juaj. Ndaj, lutemi të përdorni çdo ndikim të mundshëm ndaj autoriteteve shqiptare, në mënyrë që ato të reflektojnë pozitivisht dhe të na japin zgjidhjen e duhur”, thuhet në letër.

Ndërkohë ka ardhur dhe reagimi i ambasadorit shqiptar në Kajro Eduart Sulo

Eduard Sulo_0

Ambasadori i vendit tonë në Kajro, Eduard Sulo ka reaguar në lidhje me fatin e marinarëve shqiptarë që janë bllokuar në Libi bashkë me anijën e tyre.

Në një prononcim për “News 24”, ai ka thënë se gjendja e marinareve eshte e mire dhe se ata po mbahen nen kontrollin e autoriteteve ne Libi, nderkohe qe pala shqiptare eshte ne bisedime.

“Marinaret janë kapur nga autorietet libiane me pretekstin se kanë marrë materiale ndërtime në mënyrë ilegale nga Libia”- tha ai, duke theksuar se prenendimi i Libise eshte se ata kane transportuar rere dhe zhavorr.

“Po veprojme me shpejtesi, edhe ambasada, edhe Ministria e Jashtme shqiptare ka ndërhyrë dhe e ka nën kontroll situatën”- tha ai.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img