GAZETA E LONDRES – Mitingu i Veliajt në Tiranë, mijëra qytetarë tejmbushin Parkun Olimpik, detyrohen ta ndjekin edhe jashtë godine
Mijëra qytetarë pushtuan sot Parkun Olimpik ku Partia Socialiste zhvilloi mitingun përmbyllës të fushatës së saj në Tiranë.
Edhe pse është një nga sallat më të mëdha në vend, numri I pjesëmarrësve ishte tepër I lartë, aq sa shumë u detyruan që ta ndjekin aktivitetin jashtë përmes monitorëve gjigand të vendosur.
Pothuajse të gjitha sondazhet e publikuara deri më tani nga organizata dhe televizione të ndryshme nxjerrin fitues me rezultat të thellë Erion Veliajn në Tiranë dhe Partinë Socialiste sa I përket këshillit bashkiak.







