Mogherini e Hahn bashkojnë Thaçin e Vuçiç në New York

KMA NEWS / Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, takuan në New York udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në “një takim pune për të çuar pëprara procesin e integrimeve evropiane për tërë rajonin”.

Në njoftimin e zyrës së zonjës Mogherini thuhet se udhëheqësit e Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës e Maqedonisë, “konfirmuan përkushtimin e tyre për vazhdimin e reformave, posacërisht në drejtësi, në fushën e sundimit të ligjit si dhe në bashkëpunimin dhe fqinjësinë e mirë.

Takimi u mbajt në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në njoftim thuhet se zyrarët e BE-së “konfirmuan mbështetjen e qartë për ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor, siç është shprehur së fundmi edhe nga Këshilli Evropian edhe nga kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në fjalimin vjetor gjatë këtij muaji. Në pajtim me këtë përkushtim, Bashkimi Evropian po e forcon mbështetjen ndaj të gjithë partnerëve drejt përmbushjes së synimeve të arritshme dhe realiste, në mënyrë që përparimi i tyre të jetë i pakthyeshëm në përfundim të mandatit tonë”.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, tha në fjalimin vjetor më 13 shtator se “qëndrueshmëria në fqinjësinë e Bashkimit Evropian nënkupton mbajtjen hapur të perspektivës së Ballkanit Perëndimor për integrim, por asnjë prej vendeve të rajonit nuk mund t’i bashkohet bllokut brenda mandatit aktual të komisionit që përfundon në vitin 2019”.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img