Nasha: Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

KMA NEWS/ Partia Demokratike fton qytetarët ti bashkohen protestës pa kthim për largimin e qeverisë që nis në orën 11:00 të 8 dhjetorit në sheshin “Skënderbej”

Lulzim Basha: Zgjidhja është krijimi i një qeveri teknike që do të përgatisë reformën zgjedhore, do të implementojë ligjin e dekriminalizimit dhe do të përgatisë vendin për zgjedhje të reja. Nuk duam thejsht të largohen këta e të vijmë ne. Duam një zgjidhje për Shqipërinë në mes të së keqes që e ka mbërthyer . Kush do të vijë le ta vendosë populli me votë. Më 8 Dhjetor nis përballja popullore pa kthim për largimin e qeverisë së katastrofës kombëtare. PD do i paraprijë kësaj përballjeje. Ftoj të gjithë shqiptarët të mblidhen në sheshin Skënderbej në orën 11:00 të martën më 8 dhjetor”.

Basha: Do votojmë kundër ndryshimeve në kod, Rama- Meta do rrëzojnë hetimin ndërkombëtar

Sa i takon seancës së sotme parlamentare Basha bëri të qartë votën kundër ndryshimeve në Kodin Penal që parashikon dënimin me burg, por paralajmëroi dhe rrëzimin nga maxhoranca të hetimit ndërkombëtar për marrëveshjen e CEZ

Basha tha se: ” Sot është moment sprove për Ramën e Metën. Ata kanë marrë hapa për të mbyllur gropën e madhe që kanë hapur me aferën CEZ, 600 milionë euro. Nga njëra anë do votojnë të mbyllin hetimin për veten e tyre dhe do të votojnë burgun për qytetarin që nuk merr kuponin për një kile kripë. Kjo është dyfytërësia, dhe padrejtësia. Do kundështojmë këtë ligj terrori në sipërmarrje.

Ne do ta kundërshtojmë sot në Kuvend me votat tona këtë ligj terrori ndaj sipërmarrjes. I bëjmë thirrje sipërmarësve dhe biznesit të vogël të bashkohen me ne të martën për të hedhur në kosh këtë ligj diktatorial dhe bashkë me të dhe hartuesit e tyre hajdutë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img