Nasip Naço refuzoi nismën e Ramës për kriminalizimin e shpifjes

KMA NEWS/ Nisma e kryeministrit Edi Rama për të kriminalizuar shpifjen, është kundërshtuar që në krye të herës nga Ministria e Drejtësisë, por pa mundur që ta bllokojë atë.

Në një letër që mban datën 17 shtator, të cilën e ka siguruar Ora News, ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço, i shpreh qeverisë kundërshtinë për ligjin duke e cilësuar në shkelje të Kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare.

“Në zbatim të dispozitave të Kushtetutës dhe ligjit nr.9000/2003, vlerësojmë se iniciativa e propozuar nga ana juaj duhet të vijohet nga autoriteti që njeh Kushtetuta dhe ligji, pasi propozimi i iniciuar nuk është brenda fushës së veprimtarisë së parashikuar në VKM nr.843/2013.

Nevojiten argumentet bindës nëse mbrojtja që ofrohet përmes kësaj dispozite është e justifikuar dhe nuk cënon parimin për mbrojtje të barabartë për të gjithë”.

Gjithashtu Naço, në letrën që i drejtohet ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj, thotë se qeveria nuk e justifikon qëllimin e ndryshimeve në Kod Penal.

“Sugjerojmë që propozimi juaj të rivlerësohet, duke argumentuar me kujdes arsyet që çojnë në nevojën për parashikimin e një vepre të re penale”.

Ish-ministri i Drejtësisë i kërkonte gjithashtu parlamentit se para hartimit të ndryshimeve në Kodin Penal të konsultohej gjërësisht duke pasur në konsideratë ndryshimet në Kodin Penal të vitit 2012, kur shpifja u dekriminalizua me konsensus mes socialistëve dhe demokratëve

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img