Nazarko nga Prishtina komenton zgjedhjet/ Vetëvendosje nuk e formon dot qeverinë e vetme

GAZETA E LONDRES – Nazarko nga Prishtina komenton zgjedhjet/ Vetëvendosje nuk e formon dot qeverinë e vetme

Komentatori politik, Mentor Nazarko thotë se incidentet e vogla të shënuara nuk e cenojnë cilësinë e procesit zgjedhor në Kosovë.

Nga Prishtina, Nazarko komentoi edhe rezultatet e para të exit polleve, ku parashikohet që VV të marrë 37 përqind. Sipas tij, edhe nëse arrin këtë rezultat, VV s’mund ta formojë e vetme qeverinë.

“Ka qenë proces i qetë. Ka qenë e qetë edhe në pjesën ku ka pakicë serbe. Këto incidente që përmendet nuk e prekin cilësinë e procesit. Edhe pjesëmarrja në gjykimin tim, duke pasur parasysh se lista zgjedhore, ka edhe diasporën, është një përqindje e madhe që mund të shkojë në rendin e 70 përqind.

Po shikoj tani që Kosova është, mediat janë bërë kanë hyrë në garë fenetike për të ofruar rezultat e exit polleve të veta dhe duket që ka një konvergjencë që pa llogaritur votat e diasporës, efektin rritës që do të krijojë atë që njërën nga partitë konkuruese, Lista për Familjen nuk e kalon pragun, do të kemi një konvergjim të të dhënave që sipas të cilëve VV mund të shkojë në 37-39 përqind. Nuk e besoj një të dhënë të tillë, e besoj më pak. Po të llogarisim marxhin e gabimit deri në 3 përqind, besoj se do të ketë efekt shtypës. Edhe me këto të dhëna, VV do ta ketë të vështirë ta formojë qeverinë e vetme.

Në këtë skenar, prapë rol përcaktues do të kenë partitë e pakicave, vetë partia serbe. VV ësht afër një pragu i cili ngjan i arritshëm, por në gjykimin tim është Ii paarritshëm. E ka të vështirë ta krijojë e vetme qeverinë. Duke patur parasysh mënyrën sesi e ka udhëhequr këtë 4 vjecar, mendoj se është rezultat i mirë për VV. Prisja rezultat më të keq. Është i mirë duke patur parasysh aktin që mungesën e bilancit qoftë në politikën e brendshme, dhe atë çfarë është bërë në veri, por ndërkohë është politikë e jashtme katastrofike që jo vetëm nuk e ka avancuar integrimin ndërkombëtar të Kosovës, por e ka çuar pas. I vetmi rezultat që mburren udhëheqësit e kësaj qeverie është liberalizimi i votave.”, u shpreh Nazarko.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img