Ndahet nga jeta ish kryeministri grek Kostas Simitis

GAZETA E LONDRES – Ndahet nga jeta ish kryeministri grek Kostas Simitis

Ish-Kryeministri grek Kostas Simitis, i cili udhëhoqi vendin në procesin e kalimit tek monedha e përbashkët e Bashkimit Evropian euro në vitin 2001, vdiq të dielën në moshën 88-vjeçare në shtëpinë e tij verore në Peloponez.

Zoti Simitis, një profesor i së drejtës dhe reformist, mori drejtimin e partisë socialiste PASOK në vitin 1996 dhe ishte kryeministër deri në vitin 2004.

“Me trishtim dhe respekt, i jap lamtumirën Kostas Simitisit, një kundërshtar politik i denjë dhe fisnik, por edhe kryeministri që drejtoi Greqinë përmes zhvillimeve të mëdha kombëtare”, tha në një deklaratë kryeministri konservator grek, Kyriakos Mitsotakis.

Qeveria shpalli katër ditë zie dhe njoftoi për një varrim shtetëror për të.

Zoti Simitis ishte vlerësuar për reduktimin e shpenzimeve të tepërta të qeverisë, por kritikët thonë se ai nuk bëri sa ç’duhet për të luftuar korrupsionin.

Ish-kryeministri kishte qenë në rezidencën e tij në Agio Theodhori pranë Athinës në Peloponez ditët e fundit. Ai u transferua pa ndjenja në spital herët në mëngjes ku u konfirmua vdekja e tij, tha drejtori i spitalit të Korinthit për mediat lokale.

Ai la pas gruan dhe dy vajzat e tij.

Gjatë qeverisjes së tij, Kostas Simitis uli deficitin buxhetor dhe borxhin publik duke mundësuar kualifikimin e Athinës për t’u bërë pjesë e anëtarësimit në eurozonë.

Në vitin 2012, tre vjet pasi shpërtheu kriza greke e borxhit, ai botoi një libër që kritikonte trajtimin e krizës nga politikanët grekë dhe të BE-së. Në një libër me këtë temë, ai akuzoi gjithashtu Komisionin Evropian se kishte mbyllur një sy ndaj shpenzimeve të tepërta nga pasardhësi i tij konservator.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img