Ndahet nga jeta në moshën 65 vjeçare Presidenti i PE David Sassoli

SHQIPTARI NEWS – Në moshën 65-vjeçare, u nda nga jeta presidenti i Parlamentit Europian, Davide Sassoli.  Zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo tha se  “Sassoli ka vdekur më 11 janar në një spital në komunën Aviano të Italisë, ka thënë Cuillo”.  Më 10 janar, Parlamenti i BE-së ka konfirmuar se politikani italian i qendrës së majtë, është shtruar në një spital në Itali që prej 26 dhjetorit.

Përmes një deklarate për shtyp, është thënë se “shtrimi në spital ka qenë i domosdoshëm për shkak të komplikimeve serioze të nxitura nga mosfunksionimi i sistemit imunitar”.

Sassoli ishte anëtar i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve të qendrës së majtë, grupimi i dytë më i madh në parlament. Ai ka qenë anëtar i Parlamentit të BE-së prej vitit 2009.

Mandati i tij zgjati dy vite e gjysmë, për shkak të problemeve shëndetësore.  Në shenjë solidariteti në mes të një pandemie, ai vuri në dispozicion zyrat e boshatisura të PE-së në Strasburg dhe Bruksel në dispozicion të organizatave që përgatitnin ushqime për familjet në nevojë dhe dha dritën jeshile për ngritjen e qendrave të testimit për koronavirusin.

Ai arriti të mposhte leuceminë, shëndeti i tij ishte thembra e Akilit. Davide u shtrua sërish në spital më 26 dhjetor, “për shkak të një komplikacioni serioz për shkak të një mosfunksionimi të sistemit të tij imunitar”, sipas zëdhënësit të tij.

David Sassoil, ishte një gazetar dhe politikan i përkushtuar.

Karriera e tij si gazetar

I lindur më 30 maj 1956 në Toskana, David Sassoli studioi për gazetari. Imazhi i Davide Sassolit nuk do të ishte i panjohur edhe për shqiptarët, që ndiqnin lajmet e Rai-t, televizioni shtetëror italian. Ai ishte folësi kryesor i edicionit të lajmeve qendrore te Raiuno.

Karriera e David Sassoli filloi në Asca dhe ishte gjatë viteve të tij si bashkëpunëtor për agjencinë katolike të shtypit ku  ai “shënoi golin e tij të parë kombëtar”. Siç kujton ISPI në faqen e saj institucionale, në vitin 1985 ai mori pjesë në Paris në ‘takimin midis liderit të atëhershëm i Autonomia Operaia Oreste Scalzone, i cili ishte strehuar në Francë falë “doktrinës Mitterrand”, dhe ministrit të atëhershëm të Punës Gianni De Michelis, për të folur për një amnisti të mundshme.

Një çështje politike shpërthen deri në atë pikë sa provokon ndërhyrjen e Presidentit të atëhershëm të Republikës Sandro Pertini. Një scoop që e solli Sassoli në një gazetë kombëtare, Il Giorno, ku punoi deri në vitin 1982, vitin e kalimit të tij në Rai.

Një gazetar profesionist që nga viti 1986, te Rai mbërrin fillimisht në Tg3 ku merret me lajme dhe mbi të gjitha politikë, më pas kalon në Rai Due dhe në fund në Rai Uno, ku drejton edicionin e lajmeve të orës 20.00. Ishte zv. drejtor i Tg1 nga 2006 deri në 2009.

Karriera politike

Sassoli vendosi të bëhej pjesë e politikës në vitin 2009, kur ish-kryetari i bashkisë së Romës, Walter Veltroni, organizoi bashkimin e dy partive të qendrës së majtë, një plan i mbështetur nga David Sassoli dhe lindi Partia Demokratike (PD).

Kandidat në zgjedhjet europiane, ai u zgjodh me 400 mijë vota, sukses që e largoi përgjithmonë nga ekrani i vogël dhe shënoi fillimin e karrierës së tij politike në Parlamentin Europian. Ai mundi tre kandidatë të tjerë për këtë rol dhe në një fjalim pas fitores së tij ai bëri thirrje që BE-ja t’i kthehet shpirtit të etërve të saj themelues që këmbyen luftën dhe nacionalizmin për paqen dhe barazinë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img