Ndahet papritur nga jeta ish deputeti Gerti Bogdani

GAZETA E LONDRES – Ndahet papritur nga jeta ish deputeti Gerti Bogdani

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani 44 vjeç është ndarë nga jeta tragjikisht ditën e sotme pas një ataku kardiak.

Mësohet se Bogdani u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, sipas të cilëve ish-deputeti mbërriti i pajetë.

Bogdani ka qenë duke konsumuar kafe në një ambient të njohur në qendër të Tiranës kur pësoi atak kardiak.

Kush ishte Gert Bogdani?

Gerti Bogdani lindi më 7 Korrik 1980 në Tiranë dhe kreu studimet e larta në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zoti Bogdani e nisi karrierën politike në vitin 2007 duke u angazhuar pranë Partisë Demokratike dhe në këtë vit u zgjodh kryetar i Njësisë Bashkiake Nr.10 në Tiranë.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, Gerti Bogdani u zgjodh deputet. Më pas ka qenë kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në zgjedhjet e 2019, ai u bë anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike duke marrë mbi 70% të votave.

Në vitin 2022, Gerti Bogdani votoi në Primaret e brendshme të Partisë Demokratike për të qenë kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img