SHQIPETARI NEWS – Kemi police me gishta të këputur, me syza të errta, kemi policë edhe mish me dy sy, por nuk duhet të harrojmë se kemi edhe policë e police profesionalistë dhe të kulturuar. Por pyetja që shtrohet është, si nuk ndodhi një nga këta të fundit kur u shoqërua barbarisht një qytetare shqiptaro-Kanadeze, një ish figurë e shquar e sportit shqiptarë,volibolliste e Dinamos dhe Kombëtares shqiptare Ira Kurti?! Nuk kam parë në asnjë vend të Europës Demokratike e më gjërë, që femra të tërhiqet zvarrë nga policia, nga policët se po të ishin police gjysma e së keqes, se do pasqyronin sjelljen dhe kulturën e tyre personale, por të paktën do ishin në rregull me ligjin, ku arrestimi ose shoqërimi i femrave kryhet nga police femra, edhe ato policet që erdhën më vonë nuk respektuan masat mbrojtëse nga koronavirusi, pasi ishin pa masaka dhe në një distancë gati për ta puthur sportisten. Por me sa duket Sandri ka marrë malet me drejtorin e policisë së shtetit dhe nuk ka nga të marrë vesh se çfar po ndodh me policinë e tij, jo tonën!
Në lidhje me rastin e shëmtuar ka reaguar edhe presidenti i vendit Ilir Meta i cili ka postuar edhe videon e dhunimit në faqen e tij të fb. (kliko linkun poshtë për të pa videon e dhunimit):
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=273915973640392
Presidenti Ilir Meta e cilëson dhunën ndaj protestuesve në sheshin “Skënderbej” si akt të papranueshëm të qeverisë ndaj qytetarëve. Në një reagim në Facebook, kreu shtetit shprehet se “dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian”.
Kreu i shtetit deklaron se e drejta e protestës garantohet nga Kushtetuta. “E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta.
ZËRI I QYTETARËVE DUHET DËGJUAR!”,- deklaron kreu i shtetit.
Në protestën e së shtunës në Sheshin ”Skëndërbej” të organizuar nga shoqëria civile dhe aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ishte edhe ish kampionia e Dinamos Ira Kurti, e cila jeton në Kanada, por që prej disa muajsh ndodhet në Tiranë. Fotot dhe video-t sesi Policia e Shtetit e tërhoqi zvarrë dhe e dhunoi, bënë xhiron e rrjetit dhe po komentohen edhe në Europë, përshkak se dhuna policore ndodhi pikërisht më 9 Maj, në Ditën e Europës.
Ira Kurti, aktivistja që është dhunuar dje nga Policia në protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbej”, ka treguar se nuk ka marrë trajtimin e duhur në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Në një postim në Facebook, Kurti thotë se doktorët nuk i fashuan dot dorën e dëmtuar për shkak të mungesës së mjeteve teksa thekson se ka shumë dhimbje koke dhe shpreson që djegia që ndjen mos jetë një hemoragji e brendshme.
“Të dashuar miq, shokë ,familjarë dhe bashkëatdhetar. Ju faleminderit shumë për mesazhet. Sapo kam dalë nga Spitali Ushtarak ku më bënë vizitën, po s’më kanë matur as temperaturën, kam një djegie të brendshme, ishalla nuk është hemoragji. Kam një dhimbje koke shumë të madhe.
Doktorët atje nuk kishin të gjitha mjetet për të më fashuar dorën e dëmtuar dhe më dhanë receta, pomada. Ishalla me kaq. Këtu mbaroi. Ju faleminderit shumë. Kam një shoqe që më ka ndihmuar t’u kthej përgjigje se mua nuk më shohin as sytë nga dhimbja e kokës. Mos u shqetësoni, faleminderit”, thotë Ina Kurti.
Të shtunën paradite, dhjetëra qytetarë ishin mbeldhur për të protestuar tek sheshi “Skënderbej”. Policia ka ndërhyrë dhe i ka shpërndarë me dhunë. Efektivët kanë shoqëruar duke përdorur forcën, avokatin Altin Goxhaj, aktivistin Arben Kola dhe juristen Ira Kurti. Kjo është protesta e dytë brenda pak ditësh që shpërndahet në një mënyrë të tillë.





