Në përvjetorin e Pavlo Fissas, kërkohet drejtësi edhe për Pëllumb Marnikollajn(Video dhe Foto)

KMA NEWS / Të shtunën në Athinë në lagjen Nikia ku u vra tre vite më parë këngëtari grek Pavlos Fissa u organizua një manifestim i madh me pjesmarrjen e mijra aktivistëve të organizatës kundër neo-fashizmit grek dhe qytetarëve që dënojnë dhunën e racizmin, nënë drejtimin e Kryetarit të Organizatës Kundër Neofashismit zoti Petros Konstandinos.

Këngëtari grek Pavlos Fissa, u vra nga eksponentë të Agimit të Artë 3 vite më parë më 17 shtator 2013 në lagjen Nikia të Athinës për pikpamjet e tija antirraciste dhe si kundërshtar i flaktë i partisë Neo-Naziste të Agimit të Artë. Manifestimi u organizua nga Organizata Kundër Neo Fashizmit nënë interesimin e drejtëpërdrejtë të kreut të antirracistëve grek Petros Konstandinou. Në manifestim mernin pjesë edhe politikanë të ndryshëm nga partitë e majta greke.

Kryetari i Organizatës Anti rraciste z. Petros Konstandinu, në fjalën e tij duke folur për ekstremistët Neo-nazist të Agimit të Artë ka dënuar edhe dhunën e policies ndaj emigrantëve të huaj që punojnë e jetojnë në Greqi. Më pare ai permes shtypit kishte ftuar edhe shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi që ti bashkoheshin protestës në luftën kundër diskretitimit rracistë, ku emigrantët shqiptarë mund të shprehnin edhe mendimin e tyre për të kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e çështjes së emigrantit shqiptarë Pëllumb Marnikollaj i cili humbi jetën në një rajon Policie në Athinë, si dhe për dhjetra emigrantë të tjerë që kanë humbur jetën gjatë këtyre 25 viteve emigracion në rrethana të ndryshme nga policia e shtetit grek dhe eksponentë të Agimit të Artë.

Por kërkesës ju përgjigjën veç një grup i vogël emigrantësh të pa organizuar në shoqata, si dhe kryetari i shoqatës Emigranti Arben Cani, bashkë me shoqata dhe përfaqësues shoqatash të emigrantëve të huaj, si ato të Pakistanit, Bagladeshit, Afganistanit etj.

Emigrantë shqiptarë, me pankarta në duar në të cilat ishin vendosur foto të emigrantit Pëllumb Marnikollaj me mbishkrimet: Duam Drejtësi! Të zbardhet çështja e Pëllumbit! Përgjegjësit para Drejtësisë! Stop Rracizmit etj, protestuan për të kërkuar drejtësi për vdekjen e 28 vjeçarit Pëllumb Marnikollaj nga Lezha, i cili humbi jetën në mënyre të mistershme në Rajonin e Policisë së Ano Patisjas në kryeqytetin Helen.

Emigrantët shqiptar permes këtij manifestimi të madh duke përkujtuar me respekt të madh simbolin, heroin dhe martirin e antiracizmit, mbrojtësin e mbarë emigrantëve nga neo-fashistët e Agimit të Artë, këngëtarin e njohur grek Pavlos Fisa, u kërkojnë autoriteteve greke në mënyrë demokratike, që të zbardhin të vërtetën e ngjarjes rreth vdekjes së të riut shqiptar dhe nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë. Duam drejtësi asgjë më shumë thane protestuesit, duke shtuar se në të dy rastet e dyshuar edhe të vetvrasjes sipas pretendimit të policies edhe në se u vra sipas pretendimit të familjarve Organet e Drejtësisë të veprojnë dhe të japin Drejtësi.

Prania e shqiptarëve dhe fotot e të riut nga Lezha kanë tërhequr vemendjen e protestuesve dhe në mënyrë të veçantë të mediave të pranishme, ku shumë fotoreporterë për pak çaste janë përqëndruar duke u bërë foto pankartave me fotografitë e Pëllumbit, ku edhe gazetarë gjatë marshimit u janë drejtuar emigrantëve shqiptarë duke ju marrë prononcime në lidhje me ngjarjen e rëndën.

Rastësisht në protestën e të shtunës ndodhej edhe i ati i viktimës i cili ndodhej në Athinë, për tu interesuar në lidhje me incidentin e të birit. Çështja e ngjarjes së rëndë ku humbi jetën në mënyrë të dyshimtë i riu shqiptar Marnikollaj tashmë i ka kaluar Prokuroris për hetim e cila e ka rikthyer dosjen për rishikim dhe në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë avokatët e Pëllumb Marnikollajt thonë se çështja është e ndërlikuar, dyshimet janë të forta, por edhe faktet që ne disponojmë janë të forta. Në lidhje me pretendimin për zhdukjen e telefonave të viktimës avokatët thonë se nuk gjenden në dosjen e policies. Ngjarjen po e ndjekin një avokate shqiptare dhe një avokat grek mbështetës i Organizatës Antiracist greke, të cilët kan kryer edhe veprimet ligjore për të ngritur padinë ndaj policisë. Ndërkohë edhe Ambasadori Dashnor Dervishi i përkushtuar për zbardhjen e çështjes, këtë javë do të ketë një takim në Ministrinë e Brendëshme greke, ku do të kërkoj informacion zyrtar dhe do të kërkoj nga pala greken marrjen e përgjegjësisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

vani0495vani0458vani0490vani0493vani0495vani0502vani0530vani0518vani0519

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img