KMA NEWS / Kongresi i Partisë Socialiste, i cili pritet të nis punimet nesër në orën 10:00 pritet që të ketë surpriza në radhët e socialistëve të vjetër të partisë, por edhe figurave të njohura socialiste të partive simotra europiane.
Partia Socialiste mësohet se i ka dërguar ftesë ish kreut, Fatos Nanos, por edhe ish presidentëve, Rexhep Mejdani dhe Alfred Mosiu.
Në mbledhjen e nesërme do të jetë edhe kreu i së majtës në Parlamentin Europian, Gianni Pitella, ndërsa flitet edhe për ish kryeministri britanik Tony Blair. Punimet e Kongresit do ti ndjekë edhe Presidenti i Parlamentit Europian Martin Shulz si dhe ish ministri i jashtëm italian Massimo D’Alema.
Kongresi do të votojë edhe për 175 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të PS-së si dhe do të hedhe për votim edhe ndryshimet e statutit të partisë.
Kongresi do të nis me fjalën e kryetarit Edi Rama. Më pas është fjala e sekretarit të Përgjithshëm Gramoz Ruçi, i cili do të raportojë mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatës së anëtarësimeve e zgjedhjeve në PS.
Pika e tretë është raporti i Komisionit të Garancive Statutore për veprimtarinë midis dy kongreseve. Pika e katërt janë pyetje dhe diskutime. Pika e pestë ndryshime e përmirësime në Statutin e PS, ndërsa e gjashta është gjedhja e organeve drejtuese qendrore të PS.
Pika që pritet të ngjallë më shumë debat do të jetë diskutimi për ndryshimet statutore sipas modelit laburist dhe propozimi i Ramës drejtuar Kongrsit për referendum për postin e kryetarit. Me interes pritet edhe fjalimi i deputeti Ben Blushi, “armiku” kryesor i Ramës brenda PS-së. I ftuar në Kongres krahas 1500 delegatëve është edhe ish-kryeministri dhe lideri historik i socialistëve, Fatos Nano. Por ai ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.





