KMA NEWS / Nesër më 1 nentor ora 18.00 në Akadeninë e Artëve në Tiranë themelon partinë më e re politike me emrin “Lista e Barabartë”, partia e Ben Blushit.
Deputeti Ben Blushi dhe deputetja Mimoza Hafizi dolën hapur kundër praktikës së Edi Ramës se si e drejton PS-në, pasi sipas tyre nuk ka më PS por Rilindje që ka shkatërruar vlerat e së majtës.
Ben Blushi ka nisur një udhë të re me mijëra të tjerë, ku duket që në emrin e partisë “Lista e Barabartë”, pra të gjithë të barabartë. Kjo duket risi në politikën shqiptare.
Nismëtarët u janë drejtuar simpatizantëve dhe të gjithë atyre që mbështesin dhe bëhen pjesë e ktij projekti të ri politik me një ftesë, ku ftohen të marrin pjesë sonte në ditën e themelimit të saj për tu bërë pjesë e një ndryshimi të madh në shërbim të Shqipërisë dhe popullit shqiptarë.
Më poshtë ftesa e plotë
Të dashur Miq
Pas shumë muajsh takimesh dhe konsultash në të gjithë Shqipërinë, kemi vendosur të themelojmë Listën e Barabartë.
Ne kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në shpalljen e LIBRA-s ditën e martë 1 Nëntor 2016, në Akademinë e Arteve në Tiranë.
LIBRA i ka dyert e hapura për të gjithë njerëzit e lirë !
Nga Ben Blushi, Mimoza Hafizi e dhjetra të tjerë





