Nesër Ukrainë – Shqipëri, mungojnë Gjimshiti, Broja dhe Ajeti/ Ja formacioni

GAZETA E LONDRES – Nesër Ukrainë – Shqipëri, mungojnë Gjimshiti, Broja dhe Ajeti/ Ja formacioni

Prej të enjtes pasdite kombëtarja shqiptare ndodhet në Çeki ku do të luajë këtë të shtunë duelin e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve ndaj Ukrainës.

Ndeshja do të luhet në Pragë, pasi ukrainasit nuk luajnë dot në shtëpi për shkak të luftës me Rusinë ndaj kanë zgjedhur stadiumin e Epet Arena në Pragë për të pritur kuqezinjtë.

Kombëtarja jonë do të zhvilloje stërvitjen e fundit sot në orën 18:00, në impiantin e Epet Arena.

Megjithëse i shqetësuar nga disa mungesa me peshë sikurse Broja, Gjimshiti, Ajeti apo Daku, trajneri i përfaqësueses i ka idetë e qarta mbi formaiconin që do të sfidojë Ukrainën.

Në portë Strakosha është siguria e vetme duke qenë se Berisha është pa ekip dhe nuk është grumbulluar fare.

Në mbrojtje Hysaj dhe Mitaj nga krahët si zakonisht ndërsa Ismajli dhe Kumbulla në qendër.

Në mesfushë Kristjan Asllani është pikë referimi ndërsa në krah të tij pritet të jenë Ramadani dhe Qazim Laçi, i cili është i shtëpisë pasi aktivizohet tek Sparta e Pragës, e cila ndeshjet i zhvillon pikërisht ne Epet Arena.

Krahët ofensive do të përbëhen nga Nedim Bajrami në të majtë dhe Jasir Asani në të djathtë, ndërsa në majë të sulmit do të jetë Rey Manaj.

Rezerva për kuqezinjtë do të jenë Medon Berisha, Arber Hoxha, Taulant Seferi dhe Myrto Uzuni, emrat më me potencial në stolin kuqezi.

Ukraina ndërkohë e drejtuar nga Sergei Rebrov problemin më të madh ka mungesën e konfirmuar të sulmuesit kryesor Dovbik i dëmtuar.

Megjithatë ata kanë në organikë emra cilësorë si Shaparenko, Malinovski, Jarmolenko, Jaremcuk dhe Sudakov, ndaj mbeten një rival goxha i vështirë. Ndeshja që luhet të shtunën në orën 20:45 do të gjykohet nga 38-vjeçari portugez Luis Godinjo.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img