Nga Ben Blushi: Shqipëria apo Partia

KMA NEWS / Një fjali e imja, se zgjedh Shqipërinë mbi Partinë, u kthye në një mundësi të re për të më kundërshtuar. Akoma nuk e kam kuptuar, pse më kundërshtuan. Nëse i shtyu nevoja për tu marrë me njeriun dhe jo me idenë, ky ishte rasti për të dëshmuar se ku të çon rendja pas njeriut dhe jo pas idesë që ai ka.

Është e qartë ku të çon. Në idiotësi. Megjithatë, ajo që ndodhi, kur disa socialistë të trazuar zgjodhën Partinë mbi Shqipërinë, është çështja themelore që më ndan me ta. Dhe do më ndajë përherë.

Prandaj më vjen mirë që doli në publik, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se nuk ndahemi për një presje,nuk ndahemi për një pikë, nuk ndahemi për një stol,nuk ndahemi për një rol, nuk ndahemi për një timon, ndahemi për një hon, nuk ndahemi për një rrotë, nuk ndahemi për disa rrota, nuk ndahemi për disa vota, nuk ndahemi për disa gota, nuk ndahemi për një kat, nuk ndahemi për një pjatë, nuk ndahemi për një lugë, por ndahemi për një rrugë.

E meqë jemi te rruga duhet të them se, sot jam edhe më larg tyre dhe nëse ata vazhdojnë të zgjedhin Partinë mbi Shqipërinë, distanca jonë do jetë edhe më e madhe dhe nuk kam ndërmend ta shkurtoj. Ata le të ndjekin Partinë, Unë do ndjek Shqipërinë.

Por çështja është se, koha po më bind që zgjedhja e Partisë para Shqipërisë nuk ishte një gabim. Nuk ishte një harrim. Nuk ishte një shpagim. Nuk ishte një trishtim. Nuk ishte një letim. Nuk ishte një maskim. Nuk ishte një trillim. Nuk ishte një zhvillim. Nuk ishte një thellim. Ishte një vazhdim.

Ata e kanë seriozisht.

Shqiptarë që kanë zgjedhur Partinë mbi Shqipërinë, ka patur plot. Kush beson se ata nuk janë më, e ka gabim. Ja ku janë. Nuk janë zhdukur si specie. Une vetë njoh disa prej tyre. Por tani nuk i njoh vetëm unë. Sepse nuk duhej ti njihja vetëm unë. I yshta të dalin në ekran dhe ata nuk ngurruan.

Jo sepse nuk dinë të flasin. Por se nuk dinë të mendojnë para se të flasin. Sepse besojnë se kanë të drejtë të flasin, para se të flasin kur kanë të drejtë. Megjithatë duke zgjedhur Shqipërinë mbi Partinë, unë nuk thashë një fjali. Unë bëra një zgjedhje.

Për këtë zgjedhje nuk kam patur kurrë asnjë dilemë dhe asnjëherë nuk kam preferuar ta them, sepse kam menduar se kështu është dhe kështu duhet të jetë për të gjithë.

Qofshin socialistë apo konformistë. Qofshin të ditur apo të paditur. Qofshin ministra apo kanistra. Qofshin karvanë apo matanë. Qofshin me hirin apo pahirin. Qofshin me punën apo me dhunën. Qofshin shumë apo lumë. Qofshin një apo asnjë. Qofshin diç apo hiç.

Qofshin të pamë, të lamë të mbramë apo të ramë. Unë kam besuar se Shqipëria është mbi Partinë për të gjithë shqiptarët. Kushdo qofshin ata. Por ja që jam gabuar. Megjithatë dua ta shpjegoj. Çfarë është Shqipëria dhe çfarë është Partia?

E para, Partia të blen dhe të ushqen, Shqipëria të ngop dhe të bren

E dyta, me Partinë lodhesh dhe fle, me Shqipërinë gdhihesh, zgjohesh dhe bje,

E treta, Partia është një strehë që ndrron, Shqipëria është e vetmja shtëpi që të mbron,

E katërta, Partia ndotet si ndrresa, Shqipëria është e qashtër dhe e pastër, është krijesa,

E pesta, Partia është qerrja, është shiu dhe parmënda, Shqipëria është toka, është uji dhe lënda,

E gjashta, Partia është një muzikë që të ul dhe tundet, Shqipëria është himn që të shkul dhe shkundet,

E shtata, Partia është kafshatë, është thikë dhe presë, Shqipëria është ushqim,është bukë dhe besë,

E teta, Partia është zgjedhje e shkurtër që ndan, Shqipëria është zgjidhje pa fund që të mban,

E nënta, Partia është grup dhe kuvend, Shqipërinë e duam si trup dhe si vend,

E dhjeta, Partia vyshket dhe tretet, Shqipëria është, do të jetë dhe mbetet,

Doni më për Partinë? Unë mund të flas shumë për Shqipërinë.

Mes Shqipërisë dhe Partisë ka edhe mijëra dallime të tjera.

Nuk jam në gjendje ti them të gjitha, sepse Shqipëria mund ti gjejë tre milion ndryshime.

Por, meqë më thirrën në këtë pistë, dua të them se do doja të humbja një garë ku injoranca kthehet në vendim me shumicë votash.

Shqipëria ta gjykojë, kush është në pakicë.

Blushi ka reaguar edhe në lidhje me zgjedhjet e parakohëshme të lajmruar nga disa deputetë të PS:

Ata që kërkojnë zgjedhje të parakohshme duan PS-në në opozitë

Ai, tha se nuk beson tek zërat për zgjedhje të parakohshme, duke theksuar se këto janë thjesht një lojë brenda koalicionit.

Deklaratën Blushi e ka bërë në një prononcim për median pas mbledhjes së grupit të PS-së. Ai tha “Kushdo që do ta çojë PS në opozitë do të propozojë zgjedhje të parakohshme”

Blushi: “Kushdo që do ta çojë PS në opozitë propozon zgjedhje të parakohshme, sepse zgjedhjet e parakohshme sot, këtë përfundim mund të kishin. Nëse shkojmë në zgjedhje të parakohshme pa koalicionin që kemi.   Nëse zgjedhjet e parakohshme janë kërcënim për të prishur koalicionin përfundimi i saj është opozita, por unë nuk jam i prirur ta marr seriozisht.  Nëse e marr seriozisht është ky përfundimi në të cilin unë dal për të thënë që nëse shkojmë në zgjedhje të parakohshme meqë nuk ka vota për reformën në drejtësi, çfarë garancie ka që parlamenti i ardhshëm i ka votat. Kush është garancia që parlamenti i ardhshëm i ka votat”.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img