Nisin negociatat në Presidencë, Basha takohet me Nishanin dhe Berishën

KMA NEWS / Kanë nisur negociata me presidentin e Republikës Bujar Nishani. Pas kryeparlamentarit Ilir Meta, ka qenë shefi i opozitës, Lulzim Basha i cili ka vizituar presidencën.  Basha sot nuk ka folur si zakonisht në çadrën e lirisë. Rreth orës 12:00 ai ka zhvilluar një takim për 30 minuta me Presidentin e vendit, Bujar Nishani dhe fill pasi u nda me të, raportohet të ketë shkuar në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha, ashtu siç veproi edhe pas takimit që kishte me ambasadorin amerikan donald Lu.

Edhe pse nuk dihet se çfarë diskutuar me Nishanin, po ashtu as arsyet e vizitës në zyrën e Berishës, kujtojmë që takimi vjen pak orë para nisjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe një ditë pasi Nishani takoi kryeparlamentarin Ilir Meta.

Nuk dihet nëse kreu i shtetit ka marrë rolin e negociatorit të krizës politike, por vizitat në zyrën e tij po bëhen të shpeshta, gjë që na bën ta mendojmë një gjë të tillë. Kujtojmë se takimi i sotëm me Nishanin, është i pari për Bashën, qysh se vendi ka hyrë në këtë krizë politike, e cila rrezikon ta mbajë jashtë procesit të zgjedhjeve opozitën, që thotë se vetëm një qeveri teknike do arrinte të zhvillonte zgjedhje të lira e të ndershe në vend.

Kujtojmë se pak më herët kryedemokrati Lulzim Basha përfundoi një takim me krerët e bashkive dhe krerët e Partisë Demokratike në rrethe ku është diskutuar për përshkallëzimin e protestës se opozitës dhe organizimi për protestën e 6-7 majit që përkon me zgjedhjet e pjesshme në Kavajë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img