KMA NEWS/ Policia italiane është nën alarm pasi një prej terroristëve të sulmeve në Paris ka hyrë në Itali.
Ai është diktuar në autostradën e Piemontes, ndërsa po udhëtonte drejt Torinos.
Bëhet fjalë për 32-vjecarin francez Baptiste Burgy, i cili udhëton me një makinë “Seat Ibiza” me targë GUT 18053.
Sipas informatave të policisë franceze, ai ka hyrë në Itali përmes kufirit në Ventimiglia.





