Një oficer special i FBI-së vjen në Tiranë, për të luftuar korrupsionin në kupolë

KMA NEWS / Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duke folur për detajet e marrëveshjes së nënshkruar me Zyrën Federale të Hetimit në SHBA, shprehet se një oficer i FBI-së do t’i bashkohet Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, FBI do të ndihmojë Policinë e Shtetit në mënyrë të veçantë për trajnimin e punonjësve të policisë shqiptare dhe asistencën për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 

Byroja Kombëtare e Hetimit mbetet një prioritet absolut për t’u adresuar bashkë me partnerët dhe FBI-në. Sipas ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, ka nisur puna me trajnimet dhe gjithashtu me skanimin e burimeve njerëzore të Policisë së Shtetit për Byronë Kombëtare të Hetimit”

Pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë një nga takimet me të rëndësishme të kryeministrit Edi Rama dhe delegacionit shqiptar në SHBA është ajo me drejtorin e FBI-së, James B. Comey. Pritja e delegacionit shqiptar në zyrat qendrore të FBI është shoqëruar dhe me miratimin e një marrëveshje bashkëpunimi mes këtij institucionit dhe Qeverisë Shqiptare. Marrëveshje e parë e këtij lloji në historinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri është nënshkruar nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kreu i FBI, James B. Comey. Marrëveshja ka në bazë të saj shkëmbimin e informacioneve për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Por çfarë nënkupton për Shqipërinë një marrëveshje me FBI? FBI ose Zyra Federale e Hetimeve cilësohet si agjencia më e mirë në botë e hetimeve. Ajo është në varësi të Departamentit të Drejtësisë në SHBA dhe kryen hetime të specializuara për më shumë se 200 lloje krimesh. Stafi i saj përbëhet nga rreth 35 mijë agjentë dhe zyrtarë që kanë për detyrë kryesore mbrojtjen e SHBA-së nga sulmet terroriste, spiunazhi, krimi organizuar dhe korrupsioni politik në të gjitha nivelet e administratës amerikane. Për shkak të teknologjisë që përdoret në hetime, laboratorëve shkencorë dhe agjentëve të specializuar, FBI është e pa imagjinueshme se si funksionon. Nuk ka të dytë në botë si FBI.

Për ngjarje të veçanta në Shqipëri, qeveria jonë ka kërkuar ndihmën e FBI-së duke negociuar me Ambasadën në Tiranë dhe Departamentin e Shtetit gjatë viteve të kaluara. Me marrëveshjen e nënshkruar dje nga ministri Tahiri, mes këtij superinstitucioni investigativ dhe institucioneve shqiptare krijohet një kanal direkt komunikimi duke sjellë ekspertizën më të mirë botërore në hetimet në Shqipëri. Dy institucionet do të ketë një linjë kontakti direkt për shkëmbimin e çdo informacioni që lidhet me terrorizmin dhe krimin e organizuar.

Ministri Saimir Tahiri dje dha detajet e para sesi do të funksionojë bashkëpunimi mes Ministrisë së Brendshme dhe FBI. Pranë institucioneve shqiptare do të jetë në mënyrë të përhershme një hetues special i FBI-së. “Një oficer i FBI-së do të vijë dhe do të ulet në zyrat tona në mënyrë permanente në mënyrë që të ndihmojë policinë shqiptare me hetimet dhe ndërkohë FBI merr përsipër trajnime dhe forcimin e kapaciteteve të policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”,- tha Ministri Tahiri.

Nga ana tjetër, marrëveshja parashikon asistencë direkte të FBI-së në ngritjen e institucioneve të reja në vendin tonë. Drejtori i FBI, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama u angazhua të ndihmojë Policinë e Shtetit në mënyrë të veçantë për trajnimin e punonjësve të policisë shqiptare në akademinë e FBI-së, për trajnimet e vazhdueshme të hetuesve shqiptarë, si dhe për përmirësimin e infrastrukturës hetimore. Gjithashtu, Drejtori i FBI premtoi ndihmë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturën, burimet njerëzore dhe kapacitetet hetimore të saj, si njësi shumë e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Krijimi i një kanali komunikimi FBI-Shqipëri është një garanci se kur hetimet apo verifikimet nisin për një proces, nuk do të ndodh si më parë që të mbyllen apo provat do të humbasin rrugës. Por ajo që është e rëndësishme lidhet me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Investimi direkt i FBI-së me njerëz dhe me teknologji është garancia më e mirë për suksesin e këtij institucioni të ri në luftën kundër korrupsionit. Objektivi i BKH-së është korrupsioni dhe abuzimet te zyrtarët e nivelit të lartë, ish-ministra, ministra dhe politikanë. Me ardhjen e FBI-së në Tiranë, proceset nuk do të mbyllen më pa filluar. Shumë prej proceseve provat e të cilëve kanë humbur rrugës tashmë do të hetohen nga hetues të specializuar dhe do të kenë vulën e SHBA-ve, duke mbajtur larg dhe ndikimet e politikës së ditës.

Marrëveshja e firmosur dje në SHBA do të sjellë tërmet në klasën politike në Tiranë. Sipas burimeve konfidenciale po hetohen politikanë të dy krahëve politikë. Ndër to do rihetohet edhe Gerdeci nga specialistët e FBI-së në bashkëpunim me palën shqiptare.

Edi Rama duket se është hedhur në sulm pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë dhe pas firmosjes me FBI-në.

Pritet të shikojmë deri në fund të vitit se ku do të godasë Edi Rama.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img