GAZETA E LONDRES – Një pallat15 katësh në Londër është përfshirë nga flakët e zjarrit
Dhjetë makina zjarrfikëse dhe rreth 70 zjarrfikës iu përgjigjën një zjarri të madh në Queens Road West në Plaistow, në lindje të Londrës.
Zjarr ka rënë në një banesë me tre dhoma gjumi në katin e 10-të, në një bllok banimi 15 katesh. Brendësia dhe ballkoni i banesës u shkatërruan nga zjarri. Nga flakët janë dëmtuar rëndë edhe ballkonet në katet e sipërme, kati 11-të, 12-të, 13-të dhe 14-të, direkt mbi zjarrin.
Tre burra u larguan nga banesa para mbërritjes së Brigadës së zjarrëfiksafe dhe dy u trajtuan në vendngjarje nga Shërbimi i Ambulancës në Londër. Rreth 30 persona u evakuuan nga ndërtesa, me zjarrfikësit që kryen një kërkim sistematik të kateteve të prekura dhe nuk pati raportime për ndonjë lëndim të mëtejshëm.
Njerëzit këshillohen të shmangin zonën pasi ekuipazhet qëndrojnë në vendngjarje. Trafiku në zonën përreth do të ndikohet nga prania jonë.
Oficerët e Kontrollit të Brigadës morën mbi 30 telefonata që raportonin zjarrin, me të parën që u mor në 08:02. Ekuipazhet ishin në gjendje ta vendosnin zjarrin nën kontroll për një orë pikërisht në 09:03 minuta, me zjarrfikës nga East Ham, Plaistow, Stratford dhe stacionet e zjarrit përreth në vendngjarje.
Grupi hetimor i zjarrfikësve të Brigadës beson se zjarri ka rënë aksidentalisht, i shkaktuar nga dështimi i një baterie litium. 





