“Nuk bëjmë asnjë centimetër pas”, Rudina Hajdari i bën thirrje opozitës: Bojkotoni çdo mbledhje dhe seancë, PS na ka sjellë një draft hileqar

SHQIPTARI NEWS – Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik ka folur në përfundim të mbledhjes duke i bërë thirrje kolegëve që të bojkotojnë çdo takim tjetër derisa të shqyrtohet propozimi për listat 100% të hapura. Hajdari theksoi se nuk do të bëjnë asnjë centimetër pas ndërsa draftin e PS e cilëson hileqar.

Hajdari: Reforma Zgjedhore ka filluar sërish të bie dhe të futet në grackën që ka rënë gjithmonë. Partitë politike e përdorin për të fuqizuar partitë e tyre, jo qytetarin. Është e trishtë sepse kemi thënë se qytetari duhet të fuqizohet me këtë reformë zgjedhore. Qytetarët duhet të kenë të drejtën e tyre kushtetuese.

Është e trishtë që PS këmbëngul me një draft që është hileqar, ndaj duhet të vazhdojmë që ti bëjmë thirrje PS dhe çdokujt që është serioz për të hapur lista 100%. Ne nuk mund të negociojmë me sovranitetin e popullit. Nuk do të bëjmë asnjë centimetër pas. Kushdo që do jetë kryeministër nesër, do të jetë në gjendje që të ulë korrupsionin. I ftoj kolegët e opozitës parlementare që të refuzojmë çdo mbledhje e seancë plenare derisa të futet propozimi jonë për listat e hapura 100%.

Edhe nga mbledhja e sotme e Këshillit Politik, palët dolën sërish pa marrëveshje. Edhe pse maxhoranca kërkon version të propozuar nga opozita e bashkuar për koalicionet, sërish nuk ka marrë përgjigje. Ndërsa ushtron presion duke pretenduar se ndryshimet në Kodin Zgjedhor i miratojnë në Kuvend me ndihmën e opozitës së. PD-LSI duan t’i mbajnë koalicionet siç janë, ndërsa kërkojnë me ngulm rekomandime nga OSBE-ODHIR. Edhe Rudina Hajdari akuzoi maxhorancën se kërkonte që të përfitonte nga ndryshimet për të qëndruar në pushtet. Ndërsa Murrizi nxjerr blof palët me pyetjen që i bëri ekspertit të OSBE.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img