Orkestrina e Matit “Mjeshtër i Madh” fiton çmimin e parë në Festivalin folklorik të “RASHA 2017”

KMA NEWS

Nga Artan D. KURTI – Drejtor i Revistës “EMATHIA”

photoOrkestrinae Matit, “Mjeshtër i Madh” nderohet me çmimin e parë në Festivalin Folklorik mbarëkombëtar të organizuar në trevën shqiptare të Malit të Zi në Tuz . “Ansambli MATI” më datë 20 gusht 2017 mori pjesë në Edicionin e 5-të të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Rapsha 2017”, i cili organizohet në Tuz të Malësisë së Madhe, territor me popullsi autoktone shqiptare në republikën e Malit të Zi.
Grupet folklorike të ansamblit të matjanëve, përgatitur nën drejtimin e Denisa VATËS, drejtore e Qendrës Kulturore të Bashkisë Mat, u ngjitën në skenën e festivalit nën drejtimin muzikor të instrumentistit Xhavit DISHANI.
Ata u paraqitën me një repertor burimor të përzgjedhur nga trashëgimia e pasur folklorike, siç janë këngë e valle të lirikës familjare e shoqërore, këngë të epikës historike dhe melodi instrumentale.
Në këtë repertor bënin pjesë këto materiale:
1. “NINULLË”, kënduar nga Xhevrie Vata
2. “SKËNDERBEU te Guri i Vashës”, kënduar nga rapsodja Vera Cani.
3. “Orkestrale me Instrumenta Popullorë”. Luajtur nga orkestrina “Mjeshtër i Madh”.
4. “Këngë e valle grashë me motive të Gurit të Bardhë” nga Lefterie Laçi, Nurije Kurti, Hyrije Vela, Merita Çeku dhe Suzana Shurdhi.
5. “Këngë Kurbeti”, kënduar nga Xhevrie Vata, në lauri Xhuljo Barjoti.
6. “Kolazhë Këngësh Dasme Matjane” kënduar nga grupi i grave: Xhevrie Vata, Vera Cani, Denisa Meraj, Lefterie Laçi, Nurije Kurti, Hyrije Vela, Merita Çeku, Suzana Shurdhi dhe grupi i burrave të orkestrinës.
Festivalin e ka përshëndetur këngëtari, Shkëlqim Farrici i shoqëruar nga orkestrina me këngët: “Zëri i trimave të Kosovës” dhe “Malli ndez zemrën”.
Në mbyllje të festivalit juria vlerësoi me Çmimin e Parë Ansamblin Folklorik Autokton “Rugova”, me Çmimin e dytë Grupin Polifonik “Lunxhëria” nga Gjirokastra dhe me Çmimin e Tretë ansamblin arbëresh “Shkëmbi dhe shkëndija” nga Italia.
Mes vlerësimeve të tjera për individë, formacione orkestrale, grupe këngëtarësh e valltarësh, juria vlerësoi me çmimin: “Orkestrina më e mirë e festivalit”, Orkestrinën popullore të Matit “MJESHTËR i MADH”, e cila përbëhej nga Xhavit Dishani, Shaban e Asllan Cibaj, Bajram Doda, Enver Kurti, Ikli Punavija, Alfred Murra, Xhuljo Barjoti, Glaiger Farrici dhe Miron Vaçi.
Ky vlerësim i merituar vjen në vazhdën e vlerësimeve të shumta që ka marrë kjo orkestrinë dhe gjithë formacionet folklorike të Ansamblit “MATI” nga juritë dhe, sidomos, nga artdashësit shqiptarë të mbarë viseve etnike, të cilët e shprehin me emocione kënaqësinë e të ndjekurit nga afër këngët, vallet dhe meloditë e luajtura nga artistët virtuozë matjanë.
Pjesëmarrja në këtë tubim folklorik mbarëkombëtar u bë e mundur falë mbështetjes dhe kujdesit të vazhdueshëm të kryetarit të Bashkisë Mat, zotit Nezir Rizvani, i cili mbështet vazhdimësinë e ruajtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore në hapësirën e territorit të Bashkisë Mat dhe promovimin e tyre para publikut matjan e mbarëshqiptar.

Foto Ansambli “MATI”

mati verimati as.mati xhevriemati ansamblmati ansamblimati tuzmati-1

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img