OSBE/ODIHR: Bojkotimi i zgjedhjeve, vendim personal politik i çdo partie

KMA NEWS / “Vendimi për të garuar është vendim politik dhe të gjitha partitë jane interlokutor në zgjedhje, por ne këtu jemi për të monitoruar zgjedhjet. Ne nuk mund të flasim nëse qëndrimi i opozitës është i drejtë ose jo. Misioni ynë është për të vëzhguar, dhe jo për të bërë vlerësime“.

Tejler foli sot gjatë një konference për shtyp në Tiranë mbi misionin e OSBE-ODIHR në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.

Në fjalën e tij Tejler garantoi se OSBE-ODIHR do të vëzhgojë e monitorojë procesin zgjedhor, ndërsa theksoi se misioni i tyre është i interesuar për gjithëpërfshirje.

“Ne jemi të interesuar që të ketë një gjithëpërfshirje, megjithatë do të shihet hap pas hapi, ne nuk komentojmë dot tani por do të kqyrim proçesin dhe më pas do të shohim çfarë do të ndodhë”.

Tjeler vuri në dukje se disa ditë para zgjedhjeve, në Tiranë do të vijnë vëzhgues afatshkurtër, për të monitoruar procesin zgjedhor.

“Misioni i vëzhguesve do raportojë pas ditës së zgjedhjeve për ecurinë e procesit. E dimë që ky proces po kontestohet nga disa parti parlamentare, por detyra jonë është transparenca.
Synojmë të jemi të hapur me median por asnjë media të mos synojë të na marrë komente në lidhje me atë çfarë është deklaruar nga këto parti dhe siç e thashë ne do i referohemi procesit, tërësisht atij dhe jo garës mes partive të ndryshme politike.
Dua të nënvizoj se prezenca jonë në Shqipëri, jemi e njëjta organizatë, me prezencën e OSBE, por kemi mënyrat tona të pavarura për të vepruar, detyrat tona dhe jemi tërësisht të pavarur nga institucionet e tjera të OSBE”, tha shefi i misionit të OSBE Peter Tejler në këtë konferencë shtypi.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img