PAA: Qytetarë kujdes me ushqimet! Shqetësuese situata e sigurisë së tyre në vend

KMA NEWS / Partia Agrare Ambientaliste regaoi sot në lidhje me sigurinë ushqimore në vend. Përmes një konference për mediat Kryetari i Departamentit të Sigurisë Ushqimore pranë PAA, Prof. Dr. Dritan Laçi ngriti shqetësimin e mungesës së kontrollit dhe të vakumit ligjor për dhënien fund të kësaj situate. Laçi tha se jo vëtem që mungojnë statistikat, por ajo që është më e keqja ka të bëjë mungesën e specialistëve në terren për të bërë verifikime. Ai i bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes me ushqimet që blejnë, sidomos me mishin dhe nënproduktet e tij.

Më poshtë deklarata e plotë

Jam sot përpara jush për një apel që ka lidhje me sigurinë e jetës tonë dhe të fëmijëve tanë. Të gjithë sot jemi dëshmimtarë të rasteve të përsëritura të sëmundjes së njerëzve nga konsumi i mishit të pakontrolluar.

Shqipëria tashmë është një vend kandidat i BE, dhe si në të gjithë sektoret dhe në sektorin e sigurisë ushqimore, partnerët tanë vazhdojnë të kontribuojne intesivisht që shqipëria të arrijë objektivat në përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit europian, që është garanti i sigurisë ushqimore.

Qeveria Rama vazhdon të shkojë në drejtimin e kundërt.

Me paaftësi të tejskajshme dhe papërgjegjshmëri përjashton shërbimin veterinar nga organika e strukturave të qeverisjes vendore duke krijuar vakum legjislativ me anë të ligjit nr. 139/2015 Për vetëqeverisjen Vendore.

Funksioni i këtij shërbimi ishte kontrolli i kafshëve para dhe pas therjes në thertore si dhe

çertifikimin e mishit, një funksion thelbësor që në shtëpitë tona të arrijë mish i sigurt për konsum:

Qeveria Rama a nuk po rrezikohet seriozisht shendeti i fëmijëve tanë?
Qeveria Rama kush e kontrollon sot kafshën para dhe pas therjes?
Qeveria Rama kush po certifikon mishin sot?
Qytetareë shqiptarë, Partia Agrare Ambiantaliste do të vëzhgojë dhe do të denoncojë rast pas rasti çdo shkelje të rregullave të sigurisë ushqimore në mënyrë që të koontribuojë në mirqënien dhe në jetën tuaj.

Ne si Parti Agrare Ambientaliste nuk lejojmë më të zhvleftësohet mundi dhe djersa e fermerit të vendit tonë, koontributin e specialistëve të bujqësisë në mënyrë që zinxhiri i sigurisë ushqimore nga ferma në tavolinë të jetë i garantuar. /marrë nga gazeta Progres/

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img