SHQIPTARI NEWS – Pallati i Kulturës në qendër të Lviv i cili përpara dy javëve, ishte duke mbajtur ngjarje dhe duke planifikuar darka gala, sot është kthyer në një qendër ku grumbullohen dhe shpërndahen ndihmat humanitare.
Kjo është baza më e madhe e këtij lloji në qytet. Sallat dhe hollet e tij janë plot me grumbuj ushqimesh, rroba, pelena, madje edhe ushqime për kafshët shtëpiake.
Këto furnizime kanë ardhur përtej kufirit nga Polonia, ku dërgesat po mbërrijnë pa pushim nga e gjithë Evropa.
Vrapojnë brenda pallatit qindra, nëse jo mijëra, vullnetarë, që punojnë 24 orë në ditë. Jashtë, grupe ukrainasish të zhvendosur, shumica prej tyre me fëmijë të vegjël, qëndrojnë në radhë për të marrë gjërat më të nevojshme.
Ata plotësojnë një formular të asaj që u nevojitet dhe një vullnetar do të nxitojë drejtë qendrës së banimit duke u dërguar atë çfar u nevoitet.
Autobusët nisen nga Kharkiv, Mariupol, Irpin. Çdo centimetër hapësirë e lirë mbushet përpara se të kthehen dhe të bëjnë udhëtimin e kthimit tek ata që kanë nevojë vërtet të madhe.
Këto autokolona po vihen nën sulm të drejtpërdrejtë çdo ditë, por dëshpërimi i atyre që presin është i tillë që është një rrezik që duhet të marrin.





