Panairi i makinave në Detroit: Më 20 janar do të vizitohet nga presidenti Obama

KMA NEWS/ Në vitin 2009, industria amerikane e makinave ishte në prag të rrënimit. Gjatë recesionit, më i madhi që nga periudha e Depresionit ekonomik, amerikanët e ndalën blerjen e makinave.

Por, ndihma financiare e qeverisë i shpëtoi disa kompani nga falimentimi, dhe tani pas 7 vjetësh, kjo industri e ripërtëritë pasqyrohet edhe në Panairin Ndërkombëtar të Amerikës së Veriut në Detroit.

Lajmi më i rëndësishëm nga panairi i sivjetshëm në Detroit nuk janë vetë makinat, por ato që kompanitë kanë në plan të instalojnë në to.

Eksperti i automobilëve Michael Caudill thotë se: “Çdo kompani ka sjellë në panair një pjesë teknologjike të integruar në makina. Që nga teknologjia e vetngarjes deri tek printimi 3-D i pjesëve të brendëshme të makinës.”

Ndërkohë Bill Ford Jr. shefi ekzekutiv i kompanisë Ford tha se“Gjyshi im ndryshoi mënyrën e transportit në botë me Modelin T. Sot, në një epokë tjetër kemi të njëjtin shans me sfida shumë më të ndryshme para nesh.”

Teknologjia dhe adaptimi ishin tematiket me të cilat u prezantua kompania Ford në panair. Mark Field president dhe shef ekzekutiv i kompanisë Ford flet për një adaptim të zgjuar të fordit.

“Adaptimi i zgjuar i Fordit është plani ynë për të udhëhequr në fushën e lidhjeve, lëvizshmërisë, pavarësisë, eksperiencës së konsumatorëve dhe të dhënat analitike.”

Ford po teston makinat e pavarura në kushte të ndryshme atmosferike me shpresat për makina pa shoferë aty nga viti 2020. Po ashtu, po hap dyqane në mbarë botën ku blerësit mund të njihen me teknologjitë e reja që ofron, përfshi një aplikacion dhe program shpërblimesh për konsumatorët besnikë.

Përpjekjet e Fordit për mbajtur konsumatorët të interesuar vjen në një kohë kur shitjet në Amerikë arritën pikën më të lartë në 10 vjet. Eksperti Michael Caudill shpjegon.

“Situata është mirë. Vitin e kaluar është rritur 11 përqind shitja e fuoristradave kompakte duke tejkaluar veturat. Konsumatorët duan makina me çmime të përballueshme.”

Për të plotësuar kërkesat në rritje, është shtuar prodhimi në këtë hemisferë, shpjegon Kevin Kerrigan me Korporatën e Miçiganit për Zhvillimin Ekonomik.

“Amerika e Veriut prodhoi 17.5 milion makina gjatë 2015 dhe planet për 2016 janë për 18 milion.”

Pjesa më e madhe e makinave në panair do të jenë në treg, përfshi makina më të mëdha por që harxhojnë më pak, thotë eksperti Caudill.

“Është maksimalizimi i kilometrave për 10 litra benzinë. Industria e automobilëve po punon për rendimentin se sa kilometra mund të bëhen me një serbator.”

Sot, çmimi i benzinës ka rënë me afro 60 centë litri në shumë shtete amerikane. Por makinat që harxhojnë pak dhe ato elektrike dominojnë në panaire sepse sipas zotit Caudill, prodhuesit e makinave nuk kanë shumë alternativa.

“Prodhuesit e makinave duhet që deri me 2025 të plotësojnë kushtet e vënë nga qeveria për rendiment më të lartë të benzinës.”

Panairi i Amerikës së Veriut për makinat mbyllet më 24 janar. Presidenti amerikan ka në plan ta vizitojë atë më 20 janar.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img