GAZETA E LONDRES – Partizani afër kualifikimit në Conference League, barazon në transfertë ndaj Nõmme Kalju
Partizani ka marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të turit të parë të Ligës së Konferencës, duke barazuar 1-1 në transfertë ndaj skuadrës estoneze Nõmme Kalju, në stadiumin “Kadrioru” të Talinit.
Skuadra vendase nisi takimin me ritëm të lartë dhe presion të vazhdueshëm ndaj të kuqve, por formacioni i drejtuar nga trajneri Zoran Gega u tregua i organizuar në mbrojtje dhe kërkoi të godiste me kundërsulme.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa fraksioni i dytë nisi me avantazhin e Nõmme Kalju, që realizoi me anë të Manilla në minutën e 47-të. Megjithatë, reagimi i Partizanit ishte i menjëhershëm, dhe vetëm katër minuta më pas, Skuka shënoi golin e barazimit pas një pasimi të saktë nga Martinez.
Pas golit, vendasit provuan të rimerrnin epërsinë, por Partizani menaxhoi mirë minutat e mbetura dhe ruajti rezultatin, duke siguruar një barazim të vlefshëm që lë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit.
Ndeshja e dytë, vendimtare për kualifikimin në turin tjetër, do të luhet javën e ardhshme në “Air Albania”, ku Partizani do të ketë mbështetjen e tifozëve të tij.





