Pas 17 vite qëndrimi në SHBA rrezikon deportimin emigranti shqiptar

KMA NEWS / Një familje shqiptare që ka imigruar në Shtetet e Bashkuara para 17 vjetësh, po përballet me agjencinë amerikane të imigracionit e cila ka urdhëruar që Ded Rranxburgaj të deportohet në Shqipëri pasi ka shkelur ligjet. Por kisha Central United Methodist në qytetin e Detroitit i ka dalë në mbrojtje familjes shqiptare dhe po e strehon atë në ambjentet e kishës.

Pastorja Jill Zundel i tha Zërit të Amerikës me telefon nga Detroiti se kisha vepron sipas ligjit të Jezu Krishtit.

Ded dhe Flora Rranburgaj erdhën nga Shqipëria 17 vjet më parë dhe u lejuan të qëndronin ndërsa po kërkonin azil politik. Rasti i tyre nuk u miratua por në të njëjtën kohë Flora u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë dhe u lejua të qëndrojë për shkak të sëmundjes. Por ajo thotë se ka nevojë për bashkëshortin e saj që të kujdeset për të.

Agjencia për zbatimin e ligjit të imigracionit i udhëzon agjentët e saj të mënjanojnë ato që i quajnë vende sensitive për arrestimin e shkelësve të ligjit, si shkolla apo institucione fetare.

Në kishë, së bashku me çiftin Rranxburgaj jeton edhe djali i tyre 24 vjeçar, i cili ndjek studimet universitare dhe mbrohet tani nën programin DACA, dhe djali tjetër i tyre 15 vjeçar që është qytetar amerikan. Data e caktuar për deportimin e tij është 5 shkurti. Ne do të kemi një material të zgjeruar mbi orvatjet e familjes shqiptare dhe mbrojtjen që po i bën kisha në një kronikë gjatë fundjavës./zëri amerikës

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img