GAZETA E LONDRES – Pas asamblesë së PS, në selinë e PD mblidhen për herë të parë drejtuesit politikë
Pas mbledhjes së Asamblesë së PS dhe publikimit të listës me emrat e drejtuesve politikë të PS në qarqe për zgjedhjet e 2025, edhe PD është vënë në lëvizje.
Pas caktimit të drejtuesve të qarqeve disa ditë më parë sot PD ka thirrur mbledhjen e parë me këta drejtues në selinë blu.
Gjatë takimit, Sali Berisha, kryetar i PD-së, nga arresti i shtëpisë do të mbajë edhe fjalën e tij nëpërmjet një video konferencë siç ka bërë edhe më parë.





