Pas dështimit të djeshëm ambasadorët në zyrat e shtetit: Një plan B për daljen nga kriza?

KMA NEWS / Ashtu siç dihet tashmë negociatorët David McAllister dhe Knut  Fleckenstein ikën nga Shqipëria pa arritur të bindin liderët e politikës për të shkuar të gjithë në zgjedhje (me opozitën). Por duket se porositë e tyre po i zbatojnë ambasadorët. Ata janë sot në aksion!!

Kështu gjatë ditës ka patur takime të ngjeshura, nis me Kryeministrin që shkoi që në mëngjes tek Meta e më pas ambasadorët përkatësisht Vlahutin (BE) dhe Borchard (OSBE) tek Meta dhe Donald Lu (SHBA) tek Rama.

Deri tani nuk ka asnjë deklaratë publike se për çfarë po negociohet kur mbrëmë u rrëzuan të gjitha propozimet, si: largimi i 4 ministrave, largimi i kreut të KQZ, apo shtyrja e zgjedhjeve deri më 16 Korrik.

Ashtu siç Basha ka deklaruar “qeveria teknike” është kusht i panegociueshëm. Sot paralajmëroi përshkallëzim të protestës. “Do të kulmojë në Kavajë protesta mbarëpopullore”, tha lideri demokrat.

Sakaq po skadojnë të gjitha afatet. Regjistrimi i kandidatëve për deputet duhet të bëhet brenda 3 ditësh (29 prill afati i fundit). Po kështu PS dhe LSI edhe pse shihen bashkë nuk janë regjistruar si koalicion në zgjedhje.

Ndërsa zgjedhja e Presidentit është një ngërç tjetër. Nesër (e enjte) është raundi i tretë që me gjasë do të jetë i dështuar sepse deri tani nuk ka ende asnjë kandidat.

Sipas burimeve mediatike ambasadorët sot kanë çuar tek Rama dhe Meta Planin B për daljen nga kriza. Sot gjatë ditës pritet të mësohen më tepër detaje për ofertën e re që është në tryezën e diskutimit.

Takimet e ditës së sotme në rend kronologjik

Ora 09:30 Rama Meta 90 minuta takim në Kryesinë e Kuvendit

Ora 11:00 Takohen ambasadorët e vendeve të BE në selinë e delegacionit të BE tek Aba Center

Ora 12:00 Ambasadori Lu takim me Edi Ramën në Kryeministri

Ora 12:45 Ambasadorët Vlahutin (BE) dhe Borchard (OSBE) takim me Metën tek Kryesia e Kuvendit

Ora 13:00 Kreu i PD Basha takon Berishën në zyrën e tij tek Aba Center (opinion)

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img