SHQIPTARI NEWS – Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë “foltoren” e radhës në qytetin e Fierit. Pas takimit me demokratët në Tiranë, Berisha duket se ka vendosur që takimin e radhës ta mbajë nesër, në orën 18:00, pranë ish-Universitetit “Ufo”.
Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së, Berisha ka nisur një aksion, duke paralajmëruar një referendum me 1500 firma të Kuvendit Kombëtar. Po ashtu, ai e ka cilësuar Bashën si një “broken lider” që nuk e sjell dot Partinë Demokratike në pushtet. Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se PD-ja nuk e njeh referendumin.





