Pas zgjedhjeve qeveria do nisë të mbledhë taksën e pronës

KMA NEWS / Shqipëria do të nisë në tetor të mbledhë taksën e pronës përmes vlerës reale që kushton shtëpia ose trualli. Lajmin e bën të ditur Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili në propozimet e programit të post monitorimit që ka me Shqipërinë, shprehet se taksa e pronës do të mblidhet në faturat e dritave dhe të ujit. Fondi thotë se ligji për taksën e re të pronës do të miratohet në shtator dhe se mbledhja do të nisë në tetor, fillimisht në Tiranë, Durrës, Korçë dhe Fier.

“Ne angazhohemi që të zhvillojmë kadastrën fiskale e cila do të mbledhë taksën e pronës sipas një sistemi që bazohet në vlerën reale të saj” – eshte zotimi i qeverise Rama.

FMN tërheq vëmendjen se investimet në kompaninë e shpërndarjes së energjisë nuk janë bërë në masën e duhur që të arrijnë tagrin për uljen e humbjeve në sistem. Po ashtu, një nga pikat që ajo veçon si të papërmbushur janë dhe vonesat në alokimin e fondeve të punëve publike. Më në fund, shprehet FMN, është marrë përsipër që të ngrihet një strukturë auditi pranë Autoritetit Rrugor. Fondi thotë në këtë raport se Shqipëria do të vazhdojë luftën kundër informalitetit, e cila do të fokusohet në mbledhjen e TVSH-së dhe evazionin në sektorin e karburanteve. Po ashtu qeveria në vitin 2018-të do të vazhdojë rritjen e akcizës për duhanin dhe taksën për makinat e luksit./tvklan/

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img